Padi e re në Kushtetuese për ligjin e pronave - Pas Komunitetit Mysliman, edhe shoqatat paraqesin ankimim: Të shfuqizohet pragu 10%

Ndërkohë që, Gjykata Kushtetuese pritet të zbardhë vendimin mbi padinë e depozituar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, sa i takon ndryshimeve të bëra në ligjin “Për trajtimin e pronave dhe përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”, një tjetër ankimim është depozituar së fundmi edhe nga shoqata “Pronësi me Drejtësi”.
Në dokumentin prej 40 faqesh, të cilën e disponon Televizioni Scan, kërkohet që të shfuqizohet ligji i rishikuar në vitin 2022, si edhe vendimet e miratuara në zbatim të tij.
“Nëpërmjet ligjt 77/2022 u riinkorporuan parimi i përfitimeve të zbritshme për kategorinë e kompensimeve, ku zëri kadastral i pronës ka pësuar ndryshime, i cili më herët u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në padi.
Por cila është skema e aplikuar pas ndryshimeve të bëra dy vite më parë? Për, vendimet përfundimtare, që kanë njohur vetëm të drejtën e kompensimit të pronës, kur nuk ka ndryshuar zëri kadastral i pronës së njohur për kompensim, vlera e pronës llogaritet duke u bazuar në zërin kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronësimit.
Ndërsa, kur ka ndryshuar zëri kadastral i pronës së njohur për kompensim, vlera e pronës llogaritet duke u bazuar në zërin kadastral aktual. Në këto raste, “Subjekti i shpronësuar kompensohet në masën 10 për qind të vlerës së pronës, sipas zërit kadastral aktual”, thuhet në ligj. Çfarë preken drejtpërsëdrejti nga këto ndryshime janë ato familje që kanë përfituar më herët një pjesë të pronës, pra iu është kthyer, pasi me skemën e re do të marrin 10 për qind të diferencës ndërmjet pronës së mbetur dhe asaj të kthyer.
“Rivlerësimet e kryera përgjatë vitit 2023, jo vetëm nuk ndreqën pabarazitë, që shkaktoi zbatimi i metodës së vlerësimit, por krijuan pasiguri të jashtëakonshme tek kërkuesit të cilët janë detyruar të kundërshtojnë paralelisht me vlerësimet e para dhe vlerësimet e bëra rishtazi për pronën e tyre”, theksohet në dokument, ku vihet në dukje po ashtu se: “Për vendimet që është njohur e drejta e kthimit dhe kompensimit, kjo formulë sjell automatikisht zerimin e kompensimit, duke qenë se sasia e pronës së kthyer është pothuajse e barabartë me atë të pronës objekt kompensimi”.
Në ankimimin e bërë vihet në dukje edhe numri tejet i reduktuar i pronarëve që kanë përfituar kompensimin, pas zyrtarizimit të reformës në 2016-n si edhe fondet e akorduara, qoftë fondi financiar qoftë ai fizik, të cilët sipas shoqatës “Pronësi me Drejtësi” janë të pamjaftueshme për t’i shkuar deri në fund këtij procesi.
Ada Hazizolli/SCAN

Ndryshon sërish ligji i turizmit - Ndër të tjera synohet reduktimi i informalitetit
Pas konsultimit publik, është publikuar në Kuvend ligji “Për Turizmin” ku janë rishikuar ndryshimet si rezultat i mangësive dhe problematikave. Synim i këtij......

“Minierë ari” në Malësinë e Madhe - Bimët mjekësore, 15 mijë ton eksport në vit
Rreth 6000 ha më shumë sipërfaqe me bimë medicinale kryesisht sherebelë, është mbjellë gjatë vitit që lamë pas në Malësinë e Madhe. Nënkryetari i kësaj bashkie......

“Ekonomia, ndikime nga ndryshimet klimatike” - Sejko: Institucionet të angazhohen në plane konkrete për të minimizuar risqet
“Ndryshimet klimatike do të kenë implikime të gjera për ekonominë, sistemin financiar dhe shoqërinë në përgjithësi, ndaj autoritetet publike duhet të......

Ku po ‘fluturojnë’ paratë e europianëve?!
Të dhënat e reja zbulojnë vendet që kontribuojnë në totalin e transfertave personale brenda dhe jashtë BE-së në vitin 2022. Emigrantët brenda BE-së dërguan......

Turqi-Shqipëri/ Hasani: Marrëdhënie të shkëlqyera në çdo fushë, potencial për më shumë shkëmbime tregtare!
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan me të cilin......

Anijet nga Kina ndryshojnë itinerar, cilat do jenë pasojat për Shqipërinë? - Rriten ndjeshëm kostot e transportit për shkak të krizës në Detin e Kuq
Qytetarët shqiptarë pritet të përballen me një valë të re të rritjes së çmimeve për shumë produkte në vend. Për shkak të krizës në Detin e Kuq, kompanitë......

Sa kushton të kurohesh për shëndetin mendor? - Psikologia: Kostot variojnë nga 3-5 mijë lekë seanca
Në media e më gjerë është publikuar rasti i një 35-vjeçari i cili ka pasur probleme të shëndetit mendor, e ndërsa monitoronte me kamera në çdo ambient të......

Raporti i BERZH 2023-2024 – Sejko: Shqipëria me normat më të larta të rritjes ekonomike në rajon!
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë prezantimit të Raportit të Tranzicionit të BERZH-it 2023-2024, theksoi se, “në krahasim me vendet e......