Ndryshon sërish ligji i turizmit - Ndër të tjera synohet reduktimi i informalitetit

Pas konsultimit publik, është publikuar në Kuvend ligji “Për Turizmin” ku janë rishikuar ndryshimet si rezultat i mangësive dhe problematikave. Synim i këtij projektligji është reduktimi i informalitetit, duke parashikur rregullime ligjore për kategori të reja të strukturave akomoduese.
Ndryshimet janë orientuar drejt lehtësimit të procedurave të ushtrimit të veprimtarive turistike, me qëllim krijimin e një klime miqësore me biznesin, gjithashtu përmes këtij projektligji do të bëhet riorganizimi i insititucioneve përgjegjëse në fushën e turizmit.
Ndërkaq, gjatë procesit të hartimit të projektligjit Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me ministrinë e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, kanë organizuar tryeza konsultimi me grupet e interesit e ku janë diskutuar çështje që kanë të bëjnë me lehtësimin e procedurave të ushtrimit të veprimtarisë, përmirësimit të infrastrukturë etj.
Ndërkaq efektet e pritshme nga ndryshimet e propozuara nisin nga reduktimi i informalitetit, krijimi i një klime të favorshme për subjekte që ushtrojnë veprimtari turistike, rritja e sigurisë së turistëve.
Gjithashtu një tjetër pritshmëri e këtyre ndryshimeve është dhe gjithëpërfshirja e pushtetit vendor, subjekteve që ushtrojnë veprimtari turistike, zhvillimi I turizmit përgjatë gjithë vitit përmes nxitjes së veprimtarive turistike në zonat rurale, natyrore, muzeale e historike.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

“Minierë ari” në Malësinë e Madhe - Bimët mjekësore, 15 mijë ton eksport në vit
Rreth 6000 ha më shumë sipërfaqe me bimë medicinale kryesisht sherebelë, është mbjellë gjatë vitit që lamë pas në Malësinë e Madhe. Nënkryetari i kësaj bashkie......

“Ekonomia, ndikime nga ndryshimet klimatike” - Sejko: Institucionet të angazhohen në plane konkrete për të minimizuar risqet
“Ndryshimet klimatike do të kenë implikime të gjera për ekonominë, sistemin financiar dhe shoqërinë në përgjithësi, ndaj autoritetet publike duhet të......

Ku po ‘fluturojnë’ paratë e europianëve?!
Të dhënat e reja zbulojnë vendet që kontribuojnë në totalin e transfertave personale brenda dhe jashtë BE-së në vitin 2022. Emigrantët brenda BE-së dërguan......

Turqi-Shqipëri/ Hasani: Marrëdhënie të shkëlqyera në çdo fushë, potencial për më shumë shkëmbime tregtare!
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan me të cilin......

Anijet nga Kina ndryshojnë itinerar, cilat do jenë pasojat për Shqipërinë? - Rriten ndjeshëm kostot e transportit për shkak të krizës në Detin e Kuq
Qytetarët shqiptarë pritet të përballen me një valë të re të rritjes së çmimeve për shumë produkte në vend. Për shkak të krizës në Detin e Kuq, kompanitë......

Sa kushton të kurohesh për shëndetin mendor? - Psikologia: Kostot variojnë nga 3-5 mijë lekë seanca
Në media e më gjerë është publikuar rasti i një 35-vjeçari i cili ka pasur probleme të shëndetit mendor, e ndërsa monitoronte me kamera në çdo ambient të......

Raporti i BERZH 2023-2024 – Sejko: Shqipëria me normat më të larta të rritjes ekonomike në rajon!
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë prezantimit të Raportit të Tranzicionit të BERZH-it 2023-2024, theksoi se, “në krahasim me vendet e......

Bitcoin ngjitet në mbi 42,000 USD - Të premten u rrit me 6%, ngadalësohen flukset dalëse nga Grayscale
Bitcoin po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në mbi 42 mijë dollarë, ndërsa të premten u rrit me mbi 6%. Anlistët mendojnë se......