Bitcoin ngjitet në mbi 42,000 USD - Të premten u rrit me 6%, ngadalësohen flukset dalëse nga Grayscale

Bitcoin po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në mbi 42 mijë dollarë, ndërsa të premten u rrit me mbi 6%. Anlistët mendojnë se korrigjimi i çmimit të bitcoin mund të ketë përfunduar dhe tashmë mund të fillojë tendenca në rritje.
Shumica e kriptomonedhave po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara të premten e kaluar, pasi investitorët u ngushëlluan me idenë se flukset dalëse nga Fondi i Tregtuar në Bursë (ETF) Grayscale Bitcoin kanë filluar të ngadalësohen. Vetëm të premten e kaluar, bitcoin u rrit me 6%, në mbi 42,000 dollarë, nivel në të cilin po tregtohet edhe në sesionin e sotëm. Edhe ethereum u rrit me mbi 2% të premten, ndërsa sot po tregtohet në rreth 2,270 dollarë.
E enjtja e kaluar regjistroi daljet më të ulëta të parave nga Grayscale Bitcoin Trust dhe ditën e tretë radhazi në rënie. Edhe strategët e JPMorgan bënë një vëzhgim të ngjashëm, duke thënë se “tërheqja e fitimeve nga Grayscale Bitcoin Trust ka ndodhur tashmë dhe kjo do të thotë se shumica e presionit në rënie mbi bitcoin tashmë mund të ketë kaluar”.
Bitcoin ra ndjeshëm në fillim të javës së kaluar, duke zbritur poshtë 39,000 dollarëve, për herë të parë që nga fillimi i dhjetorit, gjatë një korrigjimi gjerësisht të pritshëm pas miratimit dhe debutimit të ETF-ve në bitcoin në SHBA.
Megjithatë, rënia nuk ishte aq e keqe sa kishin parashikuar disa analistë, që prisnin një korrigjim deri në 36,000 dollarë. Rritja e çmimit të bitcoin bëri që edhe aksionet kompanive të këtij sektori të listuara në bursë të rriten ndjeshëm në sesionin e së premtes.
Tashmë që korrigjimi mund të ketë përfunduar, analistët presin që shumë shpejt bitcoin të kalojë nivelin e 43,000 dollarëve, ndërsa në terma afatgjatë mund të kalojë edhe nivelin rekord të 69 mijë dollarëve, të regjistruar në nëntor të vitit 2021.
SCAN
Sondazh

Xhaferi, shqiptari i parë në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut që merr këtë post!
Talat Xhaferi ka marrë zyrtarisht detyrën si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që mban këtë post. Në konferencën e parë të tij......

Si ka nisur java për tregun valutor? - Rritet dollari, paundi dhe franga. Euro e qëndrueshme përballë lekut
Kjo javë ka nisur në rritje të lehtë për monedhat kryesore, në raport me lekun, me përjashtim të euros, që këmbehet në të njëjtat nivele, krahasuar më mbylljen......

Nafta ngjitet drejt 84 USD për fuçi - Çmimet mbështeten nga sulmet ndaj trupave amerikane në Jordani
Nafta po tregtohet poshtë 84 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje në tregtinë aziatike e gjeti nga sulmet e militantëve që mendohet se......

Në Shqipëri, 1 në 4 të rinj ndjek një kurs online - Eurostat: Renditemi poshtë mesatares së Bashkimit Europian
Në vitin 2022, rreth 6.7% e përdoruesve të internetit në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç raportuan se kishin ndjekur një kurs online ose kishin përdorur......

Kush e ka kaluar Elon Musk si njeriu më i pasur në botë?
Ndryshimi në tabelën e liderëve është një simptomë e perandorive të ndryshme të biznesit dhe lëvizjeve të shpejta në performancën e tregut. Bernard Arnault,......

Talat Xhaferi merr detyrën si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut!
Për herë të parë në histori, sot në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të jetë një shqiptar, Talat Xhaferi. Pranim-dorëzimi i detyrës në mes......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kryesore e ka nisur këtë javë në rritje teksa është blerë sot me 95.5 lekë dhe është shitur me 96.4 lekë sipas......

Konsumatorët më të mëdhenj të alkoolit në Europë: Ku renditet Shqipëria?
Konsumi i alkoolit në BE ka rënë me 0,5 litra midis 2010 dhe 2020. Megjithatë, ka disa vende ku konsumi është rritur. “Asnjë nivel i konsumit të alkoolit nuk......