Në Shqipëri, 1 në 4 të rinj ndjek një kurs online - Eurostat: Renditemi poshtë mesatares së Bashkimit Europian
Në vitin 2022, rreth 6.7% e përdoruesve të internetit në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç raportuan se kishin ndjekur një kurs online ose kishin përdorur materiale mësimore në internet. Këtë tregojnë të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave” në një publikim të fundit mbi aktivitetet në internet. Sipas shifrave, Shqipëria renditet poshtë mesatares së Bashkimit Europian, ose më saktësisht mes tre vendeve të fundit me përqindjen më të ulët.
Në vendet e BE-së janë rreth 16.29% e përdoruesve të internetit të moshës mbi 15 vjeç që raportuan se kishin kryer një kyrs online ose kishin përdorur materiale mësimore në internet. Mes të gjithë anëtarëve të BE-së, Holanda kishte përqindjen më të lartë, me 35% të përdoruesve të internetit që bënin një kurs online ose përdornin materiale mësimore në internet, e ndjekur nga Finlanda me 30.6% dhe Spanja me 27.2%.
Në anën tjetër të renditjes marrja e kurseve në internet ose përdorimi i materialeve mësimore në internet nuk ishte shumë e zakonshme në Rumani me 3.27% dhe në Turqi e Bullgari me 6.41% dhe 7.61% respektivisht.
Në përgjithësi, pjesëmarrja në arsimin online në vitin 2022 u rrit në krahasim me vitin 2021. Përqindja e njerëzve që bëjnë kurse online ose përdorin materiale mësimore në internet në Shipëri u rrit me gati 4 pikë përqindje.
Por sa është norma e të rinjve që e kanë përdorur internetin për kurse online? Sërish vendi ynë qëndron poshtë mesatares së Bashkimit Europian. Shifrat flasin për 16.3% të të rinve nga mosha 16 deri në moshën 29 vjeç, të cilët kanë kryer një kurs online përgjatë vitit 2022. Mesatarja e Bashkimit Europian për të rinjtë është 27.4%, ndërkohë Serbia dhe Mali i Zi e regjistrojnë këtë tregues në 25.8% dhe 24.2% përkatësisht.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Kush e ka kaluar Elon Musk si njeriu më i pasur në botë?
Ndryshimi në tabelën e liderëve është një simptomë e perandorive të ndryshme të biznesit dhe lëvizjeve të shpejta në performancën e tregut. Bernard Arnault,......

Talat Xhaferi merr detyrën si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut!
Për herë të parë në histori, sot në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të jetë një shqiptar, Talat Xhaferi. Pranim-dorëzimi i detyrës në mes......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kryesore e ka nisur këtë javë në rritje teksa është blerë sot me 95.5 lekë dhe është shitur me 96.4 lekë sipas......

Konsumatorët më të mëdhenj të alkoolit në Europë: Ku renditet Shqipëria?
Konsumi i alkoolit në BE ka rënë me 0,5 litra midis 2010 dhe 2020. Megjithatë, ka disa vende ku konsumi është rritur. “Asnjë nivel i konsumit të alkoolit nuk......

Rekord remitancash në Kosovë - Për vitin 2023, dërgesat e emigrantëve arritën në 1,344 miliardë euro
Dërgesat e emigrantëve në Kosovë për vitin 2023 regjistruan një rekord për të paktën gjashtë vitet e fundit. Të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore e......

Lufta në Gaza “ngrin” korridorin e ri tregtar - I planifikuar nga SHBA në përpjekje për të konkurruar me Kinën
Në përpjekje për të konkurruar me Kinën, SHBA kishin planifikuar një korridor të ri tregtar që mbeti pezull me shpërthimin e luftës në Lindjen e Mesme. Një......

Ishuj artificialë për centralet e erës në det të hapur - Danimarka dhe Belgjika, me projekte të mëdha energjetike në Detin e Veriut
Ishujt artificialë në Detin e Veriut janë gati që vendet europiane si Danimarka dhe Belgjika të ndërtojnë centrale të mëdha me erë atje për të prodhuar energji......

Protestat e fermerëve në Francë - Parisi kërkon ndryshimin e ligjeve të BE
Franca kërkon një vendim, brenda kësaj jave, për ndryshimin e rregulloreve mjedisore të Bashkimit Europian. Në mënyrë më specifike kjo ka të bëjë me sipërfaqet......