Rekord remitancash në Kosovë - Për vitin 2023, dërgesat e emigrantëve arritën në 1,344 miliardë euro
Dërgesat e emigrantëve në Kosovë për vitin 2023 regjistruan një rekord për të paktën gjashtë vitet e fundit. Të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës tregojnë se dërgesat e emigrantëve për vitin që sapo u mbyll arritën vlerën prej rreth 1,344.5 miliardë euro, me një rritje vjetore prej 10%.
Nëse analizojmë ecurinë e remitancave që nga viti 2018, vërehet një rritje e mprehtë nga viti në vit, që kulmoi në 2023-shin. Dërgesat e emigrantëve janë një ndër burimet kryesore të jetesës së familjeve në Kosovë, në kushtet kur rritjet e çmimeve të mallrave të konsumit nuk njohin ndalje.
Sipas vlerësimeve paraprake të Bankës Qendrore, remitancat për muajin dhjetor ishin rreth 129.1 milionë euro. Ndërkohë, prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes institucioneve financiare jobanka me 49.9%, kanalet e tjera 36.7%, ndërsa përmes bankave komerciale 13.3%.
Referuar të gjithë vitit kalendarik 2023, gushti ishte muaji në të cilin u regjistrua një vlerë rekord e remitancave me 141,7 milionë euro, çka lidhet edhe me rikthimin në atdhe të emigrantëve për pushimet verore. (tab1) Ndërkohë, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për dhjetorin, muaji me vlerën e dytë më të lartë vjetore.
Sipas të dhënave, remitancat në Kosovë vijojnë të vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, që përbëjnë rreth 55% të totalit, ndjekur nga SHBA dhe vendet e tjera të Eurozonës.
Duke konsideruar që pjesa me e madhe e remitancave jane me origjinë nga vendet e Eurozonës, rreth 60% e tyre, Banka Qendrore parashikon se ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në Eurozonë dhe pasiguritë e rritura mund të kenë implikime mbi këtë zë të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Lufta në Gaza “ngrin” korridorin e ri tregtar - I planifikuar nga SHBA në përpjekje për të konkurruar me Kinën
Në përpjekje për të konkurruar me Kinën, SHBA kishin planifikuar një korridor të ri tregtar që mbeti pezull me shpërthimin e luftës në Lindjen e Mesme. Një......

Ishuj artificialë për centralet e erës në det të hapur - Danimarka dhe Belgjika, me projekte të mëdha energjetike në Detin e Veriut
Ishujt artificialë në Detin e Veriut janë gati që vendet europiane si Danimarka dhe Belgjika të ndërtojnë centrale të mëdha me erë atje për të prodhuar energji......

Protestat e fermerëve në Francë - Parisi kërkon ndryshimin e ligjeve të BE
Franca kërkon një vendim, brenda kësaj jave, për ndryshimin e rregulloreve mjedisore të Bashkimit Europian. Në mënyrë më specifike kjo ka të bëjë me sipërfaqet......

Amerikanët po krijojnë borxhe që nuk mund t’i shlyejnë - Nga karburantet dhe produktet ushqimore, te hotelet dhe biletat e avionit
Nga karburantet dhe produktet ushqimore, te hotelet dhe biletat e linjave ajrore, konsumatorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë më shumë blerje me......

Çfarë do te ndodhe me teatrin Migjeni? Reagon kryebashkiaku i Shkodres, Benet Beci: Shkurtohen shpenzimet e panevojshme. Pagat me dinjitoze për punonjësit e artit dhe kulturës
Teatri Migjeni ne Shkodër i është nënshtruar një reformimi nga Bashkia, çka ka krijuar diskutime. Vete kryebashkiaku Benet Beci ka shpjeguar se është krijuar......

SHBA do të shpallë miliarda subvencione për çipat e avancuar!
Administrata Biden pritet të japë miliarda dollarë subvencione për kompanitë më të mira gjysmëpërçuese, duke përfshirë Intel dhe Taiwan Semiconductor......

Franca heq dorë nga plani për të ulur zbritjen e naftës së fermerëve - Por protestat do të vazhdojnë!
Qeveria franceze hoqi dorë nga planet për të reduktuar gradualisht subvencionet shtetërore për naftën bujqësore, por kjo duket se nuk mjafton për fermerët e......

Anija më e madhe e lundrimit në botë është gati për nisje! – Pse kjo po sjell shqetësime?
Anija më e madhe e lundrimit në botë është vendosur për udhëtimin e saj të parë të shtunën, por grupet mjedisore janë të shqetësuara se anija me gaz natyror të......