Lufta në Gaza “ngrin” korridorin e ri tregtar - I planifikuar nga SHBA në përpjekje për të konkurruar me Kinën

Në përpjekje për të konkurruar me Kinën, SHBA kishin planifikuar një korridor të ri tregtar që mbeti pezull me shpërthimin e luftës në Lindjen e Mesme. Një plan ambicioz për të krijuar një rrugë të re tregtare midis Europës dhe Azisë, duke kaluar vendet e Lindjes së Mesme. Ky është i ashtuquajturi Korridori Ekonomik Indi-Lindje e Mesme-Europë, një projekt i paraqitur vitin e kaluar nga Uashingtoni dhe aleatët e tij kryesorë, i cili parashikon ndërtimin e lidhjeve të reja hekurudhore në të gjithë Gadishullin Arabik.
Megjithatë, lufta Izrael-Hamas dhe tensioni në Detin e Kuq, si dhe zgjerimi i destabilitetit në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme, e kanë lënë pezull këtë plan. SHBA-të kishin besuar shumë në planin që duket se po shkërmoqet: objektivi ishte konkurimi i programit gjigant të infrastrukturës të Kinës ‘një brez, një rrugë’. Kjo duke krijuar ndikim në të ashtuquajturin ‘Jugu Global’ dhe duke përshpejtuar afrimin e synuar midis Izraelit dhe Arabisë Saudite. Ekspertët theksojnë se plani në fjalë kishte shkaktuar nervozizëm në Iran, Kinë, Rusi dhe Turqi, duke e cilësuar këtë fakt si ‘provën më të mirë të rëndësisë së tij strategjike’.
Pavarësisht paqëndrueshmërisë së gjerë në rajon, përmes të cilit do të kalonte korridori i ri tregtar, SHBA-të po përpiqen ta mbajnë gjallë projektin, qoftë edhe vetëm si një premtim për të ardhmen. Në luftën e tyre për ndikim global, SHBA-ja dhe Europa, nga njëra anë, konkurrojnë me Kinën dhe, së dyti, Rusinë, nga ana tjetër, për mbështetjen e vendeve të Botës së Tretë. Në këtë situatë të tensionuar, polet e reja në zhvillim duket se mbizotërojnë, të paktën tani për tani: shumë ekonomi në zhvillim kanë mbetur neutrale përballë pushtimit rus të Ukrainës dhe kanë kërkuar një fund të pakushtëzuar të operacionit brutal ushtarak të Izraelit në Gaza, duke refuzuar të ndjekin linjën amerikane.
Për më tepër, në përpjekjen për t'iu përgjigjur presionit nga programi i infrastrukturës së Kinës, vendet e G7 janë përfshirë në atë që disa analistë e përshkruajnë si një ‘betejë ofertash’, duke i dhënë përparësi projekteve të infrastrukturës. Dhe ndër projektet e promovuara, korridori hekurudhor i Lindjes së Mesme ishte një nga më ambiciozët.
Marrëveshja vendimtare për promovimin e korridorit të ri tregtar u përfundua disa javë para shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme. Por, kaosi që ka mbizotëruar në Lindjen e Mesme tani ka ngrirë përgjithmonë korridorin e ri tregtar hekurudhor, që kalon nëpër vende, të cilat tani janë të armatosur prej mundësisë për t'u përfshirë në një konflikt rajonal në zgjerim. Arabia Saudite përjashton çdo marrëveshje me Izraelin nëse nuk ka një plan të qartë për krijimin e një shteti palestinez.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Ishuj artificialë për centralet e erës në det të hapur - Danimarka dhe Belgjika, me projekte të mëdha energjetike në Detin e Veriut
Ishujt artificialë në Detin e Veriut janë gati që vendet europiane si Danimarka dhe Belgjika të ndërtojnë centrale të mëdha me erë atje për të prodhuar energji......

Protestat e fermerëve në Francë - Parisi kërkon ndryshimin e ligjeve të BE
Franca kërkon një vendim, brenda kësaj jave, për ndryshimin e rregulloreve mjedisore të Bashkimit Europian. Në mënyrë më specifike kjo ka të bëjë me sipërfaqet......

Amerikanët po krijojnë borxhe që nuk mund t’i shlyejnë - Nga karburantet dhe produktet ushqimore, te hotelet dhe biletat e avionit
Nga karburantet dhe produktet ushqimore, te hotelet dhe biletat e linjave ajrore, konsumatorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë më shumë blerje me......

Çfarë do te ndodhe me teatrin Migjeni? Reagon kryebashkiaku i Shkodres, Benet Beci: Shkurtohen shpenzimet e panevojshme. Pagat me dinjitoze për punonjësit e artit dhe kulturës
Teatri Migjeni ne Shkodër i është nënshtruar një reformimi nga Bashkia, çka ka krijuar diskutime. Vete kryebashkiaku Benet Beci ka shpjeguar se është krijuar......

SHBA do të shpallë miliarda subvencione për çipat e avancuar!
Administrata Biden pritet të japë miliarda dollarë subvencione për kompanitë më të mira gjysmëpërçuese, duke përfshirë Intel dhe Taiwan Semiconductor......

Franca heq dorë nga plani për të ulur zbritjen e naftës së fermerëve - Por protestat do të vazhdojnë!
Qeveria franceze hoqi dorë nga planet për të reduktuar gradualisht subvencionet shtetërore për naftën bujqësore, por kjo duket se nuk mjafton për fermerët e......

Anija më e madhe e lundrimit në botë është gati për nisje! – Pse kjo po sjell shqetësime?
Anija më e madhe e lundrimit në botë është vendosur për udhëtimin e saj të parë të shtunën, por grupet mjedisore janë të shqetësuara se anija me gaz natyror të......

Djathë, mish, makina: Çfarë do të thotë përçarja tregtare MB-Kanada?!
Britania e Madhe dhe Kanadaja po fajësojnë njëra-tjetrën pas një mosmarrëveshjeje për mishin e viçit dhe djathin që çoi në kolapsin e bisedimeve tregtare.......