Protestat e fermerëve në Francë - Parisi kërkon ndryshimin e ligjeve të BE

Franca kërkon një vendim, brenda kësaj jave, për ndryshimin e rregulloreve mjedisore të Bashkimit Europian. Në mënyrë më specifike kjo ka të bëjë me sipërfaqet bujqësore të cilat duhet të mbeten djerrë sipas rregullave të reja të biodiversitetit, pasi synohet ndihma ndaj fermerëve të vendit.
Qeveria franceze po përpiqet të përmbajë protestat mbarëkombëtare nga fermerët, të cilët kërkojnë paga dhe kushte më të mira jetese, me shumë që do i bashkohen manifestimeve në Paris.
Fermerët belgë gjithashtu filluan një protestë të hënën, me shumë fermerë në të gjithë Europën që ankohen se Bashkimi Europian nuk po bën sa duhet për t'i ndihmuar ata përballë konkurrencës ndërkombëtare dhe globalizimit.
Nga ana e tij ministri francez i bujqësisë, Fesneau u shpreh se brenda 48 orëve të ardhshme do të ketë masa të caktuara që do të vendosen për diskutim në tryezë. Fesneau tha se një nga pikat e mosmarrëveshjes që Franca do të kërkonte të ndryshonte për të ndihmuar fermerët e vendit ishte një ligj i natyrës i Bashkimit Europian i miratuar vitin e kaluar.
Vitin e kaluar, Parlamenti Europian votoi për të miratuar një ligj të kontestuar ashpër për të rivendosur ekosistemet natyrore të degraduara.
Legjislacioni do t'u kërkojë vendeve të vendosin masa për rivendosjen e natyrës në një të pestën e tokës dhe detit të tyre deri në vitin 2030. Qëllimi është të rikthehet rënia e habitateve natyrore të Europës - 81% e të cilave klasifikohen si me shëndet të dobët. Megjithatë, shumë fermerë janë ankuar se kjo mund të ndikojë në bizneset e tyre.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Amerikanët po krijojnë borxhe që nuk mund t’i shlyejnë - Nga karburantet dhe produktet ushqimore, te hotelet dhe biletat e avionit
Nga karburantet dhe produktet ushqimore, te hotelet dhe biletat e linjave ajrore, konsumatorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë më shumë blerje me......

Çfarë do te ndodhe me teatrin Migjeni? Reagon kryebashkiaku i Shkodres, Benet Beci: Shkurtohen shpenzimet e panevojshme. Pagat me dinjitoze për punonjësit e artit dhe kulturës
Teatri Migjeni ne Shkodër i është nënshtruar një reformimi nga Bashkia, çka ka krijuar diskutime. Vete kryebashkiaku Benet Beci ka shpjeguar se është krijuar......

SHBA do të shpallë miliarda subvencione për çipat e avancuar!
Administrata Biden pritet të japë miliarda dollarë subvencione për kompanitë më të mira gjysmëpërçuese, duke përfshirë Intel dhe Taiwan Semiconductor......

Franca heq dorë nga plani për të ulur zbritjen e naftës së fermerëve - Por protestat do të vazhdojnë!
Qeveria franceze hoqi dorë nga planet për të reduktuar gradualisht subvencionet shtetërore për naftën bujqësore, por kjo duket se nuk mjafton për fermerët e......

Anija më e madhe e lundrimit në botë është gati për nisje! – Pse kjo po sjell shqetësime?
Anija më e madhe e lundrimit në botë është vendosur për udhëtimin e saj të parë të shtunën, por grupet mjedisore janë të shqetësuara se anija me gaz natyror të......

Djathë, mish, makina: Çfarë do të thotë përçarja tregtare MB-Kanada?!
Britania e Madhe dhe Kanadaja po fajësojnë njëra-tjetrën pas një mosmarrëveshjeje për mishin e viçit dhe djathin që çoi në kolapsin e bisedimeve tregtare.......

Mënyrat më të sigurta për të tërhequr para nga një ATM
Tërheqja e parave nga një bankomat është një aktivitet kaq i zakonshëm dhe i normalizuar në shoqëri, saqë shpesh kalojmë pranë një bankomati që po përdoret nga......

As shenjat e gishtërinjve e as njohja e fytyrës - Smartphonet e së ardhmes do të zhbllokohet me frymën tuaj!
As shenjat e gishtërinjve e as njohja e fytyrës. Në të ardhmen, telefonat tanë inteligjentë do të zhbllokohen me frymën tonë. Çdo individ, në fakt, është i......