Shqipëria Postuar më 27 Janar 2024, 16:08

Çfarë do te ndodhe me teatrin Migjeni? Reagon kryebashkiaku i Shkodres, Benet Beci: Shkurtohen shpenzimet e panevojshme. Pagat me dinjitoze për punonjësit e artit dhe kulturës

Nga SCAN TV
Çfarë do te ndodhe me teatrin Migjeni? Reagon kryebashkiaku i

Teatri Migjeni ne Shkodër i është nënshtruar një reformimi nga Bashkia, çka ka krijuar diskutime. Vete kryebashkiaku Benet Beci ka shpjeguar se është krijuar një drejtori e veçantë e cila do të përmbushë nevojën  e shërbimeve mbështetëse te institucioneve duke shkurtuar shpenzimet e panevojshme dhe duke vene ne pune një sistem te ri për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e godinave.

" Teatri do te jete po aty, trupa e artisteve te teatrit do te jete aty, institucionet e tjera kulturore, sportive e arsimore do te jene po aty. drejtuesit e tyre do te jene po aty, por do te merren me art, kulture, sport e arsim siç iu takon, jo me punët angari qe duhet t'i bënin ata që morën rroga plot por nuk i bene kurrë" ka deklaruar Beci ne nje reagim  ne faqen e tij zyrtare ne Facebook.

Me tej, kryebashkiaku i Shkodres deklaron se buxheti i bashkisë ne vitin 2024 është 50% me i larte se ne 2023. "Rrogat dhe honoraret e punonjësve te artit e kulturës janë edhe ato më dinjitoze. Edhe mirëmbajtja e godinave te institucioneve përkatëse do te jete dinjitoze dhe kurrë me skandaloze" ka deklaruar me tej kryebashkiaku Beci.

SCAN

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat