Xhaferi, shqiptari i parë në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut që merr këtë post!

Talat Xhaferi ka marrë zyrtarisht detyrën si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që mban këtë post. Në konferencën e parë të tij për mediat ai premtoi se takimet me gazetarët do të jenë të shpeshta.
“Me premtimin se së paku një herë në muaj do shihemi rregullisht. Sapo përfunduam takimin kokë më kokë, me Kovacevskin, u pajtuam për cështjen primare që do jetë në fokus të qeverisë. Shpreh kënaqësinë për detyrën që mora përsipër. Duke qenë se jemi në koalicion qeveritar, natyrisht edhe qeveria që do udhëheq detyrohet të zbatojë politikat në këtë program. Detyra primare është organizimi I zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe presidenciale. Pa marrë parasysh se sa do zgjasë kjo qeverisë, nuk do të mungojë funksionimi institucional në shërbim të qytetarëve. Mund të jemi të ndryshëm në këtë qeveri, por jemi aty falë legjitimitetit tuaj.
Xhaferi kishte deklaruar më parë se gjatë mandatit të tij 100 ditor qeveria teknike do të mbetet e fokusuar në agjendën europiane dhe zhvillimin ekonomik të vendit, rritjen e pagave dhe pensioneve, uljen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe uljen e inflacionit.
Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, ka lindur më 15 prill 1962 në fshatin Forinë të Gostivarit. Në moshën 19-vjeçare, në vitin 1981, regjistrohet në Akademinë Ushtarake e Forcave Tokësore – drejtimi i këmbësorisë. Prej vitit 1992 deri në 2001 ka qenë oficer i Armatës së Republikës së Maqedonisë, deri në kryengritjen ushtarake në vitin 2001.
Teksa shqiptarët me në krye me Ali Ahmetin kishin filluar luftën, Xhaferi ishte ende një oficer në ushtrinë maqedonase si komandant në Tetovë. Por një masakër e 28 prillit 2011, që njihet si masakra e Vicës, bëri që vetëm disa ditë më vonë Xhaferi të braktiste radhët e Armatës së Maqedonisë dhe të kalonte në radhët e UÇK-së. Ai në këtë periudhë u njoh me nofkën komandant Forina, duke marrë emrin e fshatit të lindjes. Që prej atëherë deri në përfundim të luftës Xhaferi u bë komandanti i Brigadës 116.
Pas marrëveshjes së Ohrit dhe fundit të luftës, Xhaferi u zgjodh deputet për herë të parë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2002 nga radhët e Bashkimit Demokrat për Integrim të Ali Ahmetit. Nga viti 2004-2006 Xhaferi ishte Zëvendës Ministër i Mbrojtjes, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2013 u rizgjodh deputet.
Në vitin 2013 Xhaferi u emërua nga BDI si Ministër i Mbrojtjes. 4 vite më vonë, në prill të vitit 2017, ai bëri historinë duke u zgjedhur kryetari i parti shqiptar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, edhe pse me trazira të shkaktuara nga opozita.
Talat Xhaferi flet gjuhën shqipe, maqedonase, serbe, kroate dhe angleze. Ai është nderuar me një sërë çmimesh në botën shqiptare dhe jo vetëm. Talat Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike deri në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend, të cilat do të mbahen më 8 maj.
Dorina Kurtaj / SCAN

Si ka nisur java për tregun valutor? - Rritet dollari, paundi dhe franga. Euro e qëndrueshme përballë lekut
Kjo javë ka nisur në rritje të lehtë për monedhat kryesore, në raport me lekun, me përjashtim të euros, që këmbehet në të njëjtat nivele, krahasuar më mbylljen......

Nafta ngjitet drejt 84 USD për fuçi - Çmimet mbështeten nga sulmet ndaj trupave amerikane në Jordani
Nafta po tregtohet poshtë 84 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje në tregtinë aziatike e gjeti nga sulmet e militantëve që mendohet se......

Në Shqipëri, 1 në 4 të rinj ndjek një kurs online - Eurostat: Renditemi poshtë mesatares së Bashkimit Europian
Në vitin 2022, rreth 6.7% e përdoruesve të internetit në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç raportuan se kishin ndjekur një kurs online ose kishin përdorur......

Kush e ka kaluar Elon Musk si njeriu më i pasur në botë?
Ndryshimi në tabelën e liderëve është një simptomë e perandorive të ndryshme të biznesit dhe lëvizjeve të shpejta në performancën e tregut. Bernard Arnault,......

Talat Xhaferi merr detyrën si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut!
Për herë të parë në histori, sot në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të jetë një shqiptar, Talat Xhaferi. Pranim-dorëzimi i detyrës në mes......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kryesore e ka nisur këtë javë në rritje teksa është blerë sot me 95.5 lekë dhe është shitur me 96.4 lekë sipas......

Konsumatorët më të mëdhenj të alkoolit në Europë: Ku renditet Shqipëria?
Konsumi i alkoolit në BE ka rënë me 0,5 litra midis 2010 dhe 2020. Megjithatë, ka disa vende ku konsumi është rritur. “Asnjë nivel i konsumit të alkoolit nuk......

Rekord remitancash në Kosovë - Për vitin 2023, dërgesat e emigrantëve arritën në 1,344 miliardë euro
Dërgesat e emigrantëve në Kosovë për vitin 2023 regjistruan një rekord për të paktën gjashtë vitet e fundit. Të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore e......