Bota Postuar më 29 Janar 2024, 12:30

Nafta ngjitet drejt 84 USD për fuçi - Çmimet mbështeten nga sulmet ndaj trupave amerikane në Jordani

Nga SCAN TV
Nafta ngjitet drejt 84 USD për fuçi - Çmimet mbështeten

Nafta po tregtohet poshtë 84 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje në tregtinë aziatike e gjeti nga sulmet e militantëve që mendohet se mbështeten nga Irani, ndaj trupave amerikane në Jordani.

Kjo ngjarje ka përshkallëzuar më tej tensionet në Lindjen e Mesme dhe ka rikthyer frikën për përfshirjen edhe të vendeve të tjera, në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 83.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, tre anëtarë të shërbimit amerikan u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm me dron ndaj forcave të vendosura në verilindje të Jordanisë, pranë kufirit me Sirinë. Këto ishin viktimat e para  të Shteteve të Barshkuara, që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, më 7 tetor.

“Ndërsa ne jemi ende duke mbledhur provat e këtij sulmi, ne e dimë se ai është kryer nga grupe militante radikale të mbështetura nga Irani, që veprojnë në Siri dhe Irak”, tha presidenti i SHBA, Joe Biden, në një deklaratë.

Rezistenca Islamike në Irak mori përgjegjësinë për sulmin me dron, së bashku me sulmet në dy baza të tjera, duke premtuar mbështetje për popullin palestinez në Rripin e Gazës. Ngjarja vjen pas sulmeve të rebelëve Houthi me bazë në Jemen, ndaj një anije cisterne që kalonte në Detin e Kuq, të premten.

Anija, që operonte për llogari të kompanisë Trafigura, mori flakë pasi u godit nga një raketë në Gjirin e Adenit. Të dyja kontratat u rritën për të dytën javë radhazi të premten dhe po qëndrojnë në nivelin më të lartë në gati dy muaj.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 29 Janar

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!

Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kryesore e ka nisur këtë javë në rritje teksa është blerë sot me 95.5 lekë dhe është shitur me 96.4 lekë sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat