Si ka nisur java për tregun valutor? - Rritet dollari, paundi dhe franga. Euro e qëndrueshme përballë lekut

Kjo javë ka nisur në rritje të lehtë për monedhat kryesore, në raport me lekun, me përjashtim të euros, që këmbehet në të njëjtat nivele, krahasuar më mbylljen e javës së kaluar. Sipas agjencisë së këmbimit valutor, Iliria 98, dollari blihet me 95.5 dhe shitet me 96.4 lekë, euro blihet me 103.6 dhe shitet me 104.2 lekë, franga zvicerane blihet me 110.3 dhe shitet me 111.3 lekë, ndërsa paundi britanik blihet me 121 dhe shitet me 122 lekë.
Ndërkohë, në tregjet ndërkombëtare dollari e ka nisur javën në qëndrueshmëri, ndërsa investitorët po presin disa të dhëna ekonomike në SHBA dhe takimin 2-ditor të Rezervës Federale, që përfundon të mërkurën.
Indeksi i dollarit amerikan, që mat ecurinë e monedhës së gjelbër përballë 6 monedhave kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rreth 103.5, pranë nivelit më të lartë në 6 javët e fundit. Përgjatë janarit, ky indeks është rritur me rreth 2%, pasi janë ulur pritshmëritë që Rezerva Federale të lehtësojnë politikën monetare në takimin e marsit. Aktualisht, tregjet vlerësojnë 48% mundësi për uljen e interesave në mars, nga rreth 88% në fund të dhjetorit.
Gjatë takimit të kësaj jave, Rezerva Federale pritet të mos ndryshojë normat e interesit, por presidenti Jerome Powell mund të japë ndonjë detaj se kur mund të vijë ulja e parë e tyre. Në anën tjetër, euro po këmbehet në rreth 1.0840 dollarë, ndërsa gjatë janarit ka rënë me rreth 2%, pasi Banka Qendrore Europiane ka shprehur vendosmërinë për t’i mbajtur normat e interesit të larta, në mënyrë që inflacioni të shkojë brenda objektivit prej 2%, nga 2.9% që është aktualisht.
SCAN
Sondazh

Nafta ngjitet drejt 84 USD për fuçi - Çmimet mbështeten nga sulmet ndaj trupave amerikane në Jordani
Nafta po tregtohet poshtë 84 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje në tregtinë aziatike e gjeti nga sulmet e militantëve që mendohet se......

Në Shqipëri, 1 në 4 të rinj ndjek një kurs online - Eurostat: Renditemi poshtë mesatares së Bashkimit Europian
Në vitin 2022, rreth 6.7% e përdoruesve të internetit në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç raportuan se kishin ndjekur një kurs online ose kishin përdorur......

Kush e ka kaluar Elon Musk si njeriu më i pasur në botë?
Ndryshimi në tabelën e liderëve është një simptomë e perandorive të ndryshme të biznesit dhe lëvizjeve të shpejta në performancën e tregut. Bernard Arnault,......

Talat Xhaferi merr detyrën si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut!
Për herë të parë në histori, sot në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të jetë një shqiptar, Talat Xhaferi. Pranim-dorëzimi i detyrës në mes......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kryesore e ka nisur këtë javë në rritje teksa është blerë sot me 95.5 lekë dhe është shitur me 96.4 lekë sipas......

Konsumatorët më të mëdhenj të alkoolit në Europë: Ku renditet Shqipëria?
Konsumi i alkoolit në BE ka rënë me 0,5 litra midis 2010 dhe 2020. Megjithatë, ka disa vende ku konsumi është rritur. “Asnjë nivel i konsumit të alkoolit nuk......

Rekord remitancash në Kosovë - Për vitin 2023, dërgesat e emigrantëve arritën në 1,344 miliardë euro
Dërgesat e emigrantëve në Kosovë për vitin 2023 regjistruan një rekord për të paktën gjashtë vitet e fundit. Të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore e......

Lufta në Gaza “ngrin” korridorin e ri tregtar - I planifikuar nga SHBA në përpjekje për të konkurruar me Kinën
Në përpjekje për të konkurruar me Kinën, SHBA kishin planifikuar një korridor të ri tregtar që mbeti pezull me shpërthimin e luftës në Lindjen e Mesme. Një......