Anijet nga Kina ndryshojnë itinerar, cilat do jenë pasojat për Shqipërinë? - Rriten ndjeshëm kostot e transportit për shkak të krizës në Detin e Kuq
Qytetarët shqiptarë pritet të përballen me një valë të re të rritjes së çmimeve për shumë produkte në vend. Për shkak të krizës në Detin e Kuq, kompanitë detare të transportit nga Kina, nuk po lundrojnë më në këtë hapësire detare, duke zgjedhur itinerare të reja më të gjata, për shkak se rebelët e Huthit në Jemen, të mbështetur nga Irani, kanë filluar t’i sulmojnë anijet tregtare në Detin e Kuq me raketa dhe dronë në fund të vitit të kaluar.
Por sa do të rriten kostot nga ky itinerar i ri? Sipas të dhënave nga kompanitë e transporteve të siguruara nga SCAN , në 15.12.2023 çmimi ishte 2300 USD për një kontejner transporti detar, ndërsa aktualisht është rritur në 4170 USD.
Po ashtu, kjo situatë, do të sjellë vonesa në transport. Nëse më parë ngarkesa vinte në port për 40-45 ditë, tashmë kohëzgjatja arrin deri në 20 ditë më shumë. Por sa janë importet dhe çfarë importojmë më shumë nga Kina? Në vitin 2023 vlera e importeve të produkteve nga Kina arriti në afro 977 milionë dollarë, një vlerë kjo shumë e lartë për një treg si Shqipëria.
Ndër produktet më të importuara dhe që pritet të preken nga rritja e çmimeve për shkak se prodhuesit do ti shkarkojnë kostot e shtuara të transportit tek mallrat, janë artikujt e veshjes, ku vlera e të cilave për vitin 2023 arrin në 73 milionë dollarë; mjetet e transportit të ndryshëm me një vlerë prej 58.6 milionë dollarë, giza dhe çeliku si dhe artikuj të tyre, plastika, mobiljet, lodrat, goma dhe artikuj të saj, letra si dhe kimikate organike.
Po ashtu në listë janë edhe artikuj të tjerë që edhe pse nuk importohen në sasi dhe vlerë të lartë, sërish do të ndikohen nga situata, siç janë alumini dhe artikuj të tij, vegla pune, produkte qeramike, drithëra, druri etj.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Sa kushton të kurohesh për shëndetin mendor? - Psikologia: Kostot variojnë nga 3-5 mijë lekë seanca
Në media e më gjerë është publikuar rasti i një 35-vjeçari i cili ka pasur probleme të shëndetit mendor, e ndërsa monitoronte me kamera në çdo ambient të......

Raporti i BERZH 2023-2024 – Sejko: Shqipëria me normat më të larta të rritjes ekonomike në rajon!
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë prezantimit të Raportit të Tranzicionit të BERZH-it 2023-2024, theksoi se, “në krahasim me vendet e......

Bitcoin ngjitet në mbi 42,000 USD - Të premten u rrit me 6%, ngadalësohen flukset dalëse nga Grayscale
Bitcoin po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në mbi 42 mijë dollarë, ndërsa të premten u rrit me mbi 6%. Anlistët mendojnë se......

Xhaferi, shqiptari i parë në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut që merr këtë post!
Talat Xhaferi ka marrë zyrtarisht detyrën si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që mban këtë post. Në konferencën e parë të tij......

Si ka nisur java për tregun valutor? - Rritet dollari, paundi dhe franga. Euro e qëndrueshme përballë lekut
Kjo javë ka nisur në rritje të lehtë për monedhat kryesore, në raport me lekun, me përjashtim të euros, që këmbehet në të njëjtat nivele, krahasuar më mbylljen......

Nafta ngjitet drejt 84 USD për fuçi - Çmimet mbështeten nga sulmet ndaj trupave amerikane në Jordani
Nafta po tregtohet poshtë 84 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje në tregtinë aziatike e gjeti nga sulmet e militantëve që mendohet se......

Në Shqipëri, 1 në 4 të rinj ndjek një kurs online - Eurostat: Renditemi poshtë mesatares së Bashkimit Europian
Në vitin 2022, rreth 6.7% e përdoruesve të internetit në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç raportuan se kishin ndjekur një kurs online ose kishin përdorur......

Kush e ka kaluar Elon Musk si njeriu më i pasur në botë?
Ndryshimi në tabelën e liderëve është një simptomë e perandorive të ndryshme të biznesit dhe lëvizjeve të shpejta në performancën e tregut. Bernard Arnault,......