Shqipëria Postuar më 29 Janar 2024, 12:58

Sa kushton të kurohesh për shëndetin mendor? - Psikologia: Kostot variojnë nga 3-5 mijë lekë seanca

Nga SCAN TV
Sa kushton të kurohesh për shëndetin mendor? - Psikologia: Kostot

Në media e më gjerë është publikuar rasti i një 35-vjeçari i cili ka pasur probleme të shëndetit mendor, e ndërsa monitoronte me kamera në çdo ambient të shtëpisë gruan, nënën e fëmijët. Në Shqipëri ende shihet si tabu kurimi i shëndetit mendor, e rastet janë të shumta që edhe pamundësia ekonomike arrin në degjenerim të situatave.

Por duke e parë nga ana financiare, sa kosto ka një person i cili kurohet dhe ndjek terapi për shëndetin mendor?

“Për çdo pacient që neve kemi, që troket dhe ndjen nevojën e domosdoshme për të pasur një seancë psikologjike, atëherë ka një plan pune. Ky pacient që referohet nga dikush ose nga vetë nevojat e tij, ka një plan të strukturuar me gjithë procesin psikologjik, psikoterapeutik që ai do të marri. Kosto reale, minimale është 3 mijë lekë të reja dhe varion deri në 5 mijë lekë të reja ose diçka edhe më tepër. Rregtulli i psikoterapisë kudo në të gjithë botën por edhe këtu në vendin tonë ofrohet një seancë në javë. Praktikisht 4 seanca në muaj.”

 Sipas psikologes, aktualisht janë qëndra të trajtimit pa pagesë në rast se ka individë të cilët nuk i përballojnë kostot financiare.

“Vlen të theksohet se qëndrat e shëndetit mendor ofrojnë shërbim psikologjik për pacientët sipas gjithë dimensionit dhe nevojave që pacienti realisht ka”.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat