Javë “dramatike” për euron, leku forcohet me ritme rekord - Monedha europiane e mbylli javën 101.17 lekë. “Tërhoqi me vete” edhe valutat e tjera

Java që sapo u mbyll, mund të quhet me plot gojën dramatike për kursin e këmbimit në vend, me euron që vijoi tendencën zhvleftësuese rekord, por duke “tërhequr me vete” edhe valutat e tjera, nga dollari, te paundi britanik e te franga zvicerane. Ajo humbi vetëm gjatë të premtes 0.75 pikë në raport me monedhën tonë, duke e mbyllur javën me kursin mesatar të këmbimit 101.17 lekë.
Ishte mesatarja e çmimit në blerja ajo që pësoi edhe rënien më të madhe, duke konfirmuar përsëri volumet shumë të larta të euros në qarkullim në tregun financiar shqiptar. Çmimi mesatar me të cilin e blenë pikat e këmbimit, si dhe sportelet e bankave, ra në 100.63 lekë, duke humbur plot 0.81pikë nga një ditë më parë.
Të njëjtin fat patën këtë javë edhe valutat e tjera, për shkak se në tregun financiar shqiptar ato kuotohen duke marrë referencë monedhën e përbashkët evropiane. Të premten dollari ameikan ra në vlerën 92.89 duke humbur 0.43 pikë në një ditë të vetme. Po ashtu edhe paundi britanik, i cili humbi edhe më shumë se dollari, plot -0.56 pikë, duke rënë në nivelin 117.42 lekë. Zhvleftësim të ngjashëm pësuan edhe franga zvicerane bashkë me jenin japonez.
Pikat e këmbimit valutor të pyetura nga Scan Televizion e argumentuan zhvleftësimin shumë të fortë të monedhës evropiane me sasitë e larta të saj në treg, për shkak të festave të nëntorit. Megjithatë, ata thonë se tendenca zhvleftësuese e euros zor se do të ndëpritet me kalimin e efektit të festave, duke paralajmëruar mbiccmimim të mëtejshëm të lekut, veccanërisht me afrimin e festave të fund vitit.
Nënçmimi aktual i monedhës së përbashkët lidhet jo vetëm me sasinë shumë të lartë të euro në qarkullim në vend, por edhe me kerkesën shumë të ulët për blerjen e saj. Ajo që stabilizoi nënçmimin e euros në gusht, pas luhatjeve të forta të korrikut, ishte kërkesa e fortë e ardhur veçanërisht nga individët për blerjen e saj, të cilët tërhoqën nga tregu një volum të konsiderueshëm të monedhës së përbashkët evropian. Por agjentët valutorë nuk parashikojnë në terma të shkurtra kohore asnjë ndryshim në kërkesën për euro në tregun vendas.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Kina ndërton një qendër nënujore të dhënash - Me fuqinë e 6 milionë kompjuterëve. Do të kursehen 122 milionë kilovatorë energji
Kina po ndërton qendra të mëdha të dhënash nën ujë, me të cilat planifikon të kursejë 122 milionë kilovat orë energji elektrike dhe hapësira sa pothuajse 10......

Energjisë globale i duhet një transformim radikal - Shumë njerëz zgjedhin mes ngrënies, apo energjisë elektrike
Sistemi global i energjisë është i padrejtë ndaj konsumatorëve. Shumica e konsumatorëve janë në mëshirën e tregjeve të paqëndrueshme ndërkombëtare të......

Rihapen tenderët për eficiencën e energjisë - Synohet ngritja e databazës së konsumit energjetik dhe monitorimi i planeve sektoriale
Agjencia për Eficiencën e Energjisë ka rihapur tenderët, që kanë në fokus monitorimin e planeve të detajuara sektoriale, si dhe ndërtimin e databazës për......

Arabia Saudite blen 10% të aeroportit Heathrow - Kompania spanjolle “Ferrovial” shet aksionet pas 17 vitesh
Fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite ka marrë 10% të aksioneve në Heathrow për 1 miliard paund nga kompania spanjolle e infrastrukturës ‘Ferrovial’, e......

Surprizon OPEC+, nuk ul më tej prodhimit - Nafta Brent bie me rreth 4 dollarë, zbret drejt 80 USD për fuçi
Nafta ra ndjeshëm në sesionin e kaluar, për shkak të vendimeve të OPEC+, ndërsa sot po tregtohet e qëndrueshme. Organizata e Vendeve Prodhuese të Naftës dhe......

Tregu i monedhave, në pritje të Powell - Dollari realizoi humbjet më të mëdha në 1 vit, gjatë nëntorit
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërsa euro ka fituar një pjesë të vogël të humbjeve që realizoi në sesionin e kaluar, pasi të......

Ari rritet me 60 dollarë, gjatë nëntorit - Mbështetet nga mundësitë që FED të ulë normat e interesit
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime për të tretën javë me radhë, pasi ftohja e inflacionit në SHBA ka shtuar......

Bitcoin, në nivelin më të lartë që nga maji 2022 - Kapitalizimi i tregut të kriptomonedhave rritet në 1.5 trilion dollarë
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, me bitcoin që është ngjitur sërish në mbi 38,000 dollarë dhe po tregtohet pranë nivelit......