Europa Postuar më 15 Nëntor 2022, 09:57

Investitorët europianë, të kujdesshëm - Fokusi rikthehet te ngadalësimi i ekonomisë globale dhe te samiti i G20-ës

Nga SCAN TV
Investitorët europianë, të kujdesshëm - Fokusi rikthehet te

Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla edhe në sesionin e sotëm, pasi vëmendja e investitorëve është rikthyer te ngadalësimi i ekonomisë globale. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 është hapur në rënie të lehtë me 0.2%, ndërsa sektori i shërbimeve kryeson humbjet në rënie me 0.8%.

Ndërkohë, shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit janë mbyllur në rritje, ndërsa në fokus ka qënë edhe takimi i presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij kinez, Xi Jinping, në samitin e G20 në Indonezi. Gjatë takimit që zgjati rreth 3 orë, dy liderët u angazhuan të ulin tensionet dhe të rrisin bashkëpunimin mes dy vendeve.

Referuar të dhënave të tjera, prodhimi industrial në Kinë u rrit me 5% gjatë tetorit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në anën tjetër, shitjet me pakicë në Kinë ranë me 0.5%, duke rezultuar poshtë parashikimeve të analistëve. Në fokus të tregjeve do të jenë edhe fitimet tremujore të korporatave.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat