Borrell: Kosova e Serbia në udhëkryq, duhet të vendosin nëse duan të shkojnë drejt BE-së!

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, e cilësoi situatën e sigurisë në Kosovë si më të rrezikshmen që nga viti 2013. Prandaj ai i kërkoi Kosovës fleksibilitet për targat, ndërsa serbëve u kërkoi që të kthehen në institucionet e Kosovës. Këto deklarata shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrel, i bëri pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt në Bruksel. Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutuan edhe për ndikimin që ka pushtimi rus i Ukrainës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
"Mund të them që jemi duke u përballur me krizën më serioze në dhjetë vjetët e fundit dhe të dyja palët duhet që urgjentisht të tregojnë gatishmëri për uljen e tensioneve. 21 nëntori nuk duhet t'i gjejë Kosovën dhe Serbinë pa një marrëveshje për targat, sepse në të kundërtën mund të kemi një situatë të rrezikshme”, tha Borrel.
Ai bëri të ditur se krye negociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, do të jetë shumë shpejtë në Bruksel për të biseduar për çështjen e targave edhe me krye negociatorin serb, Petar Petkoviq. Gjatë ditë së hënë, shefi i diplomacisë europiane, tha se i ka dorëzuar Kosovës dhe Serbisë një propozim për zgjidhjen e krizës aktuale, por nuk bëri të ditur detaje.
"Duhet të gjejmë një rrugëdalje nga kjo krizë. Kemi paraqitur një propozim për dalje nga kriza, të cilin duhet ta shqyrtojnë palët", tha Borrell, duke falënderuar “Francën dhe Gjermaninë për ndihmën”. Qeveria e Kosovës nga ana e saj, nuk ka bërë të ditur akoma se cili ishte propozimi për të dalë nga kriza aktuale.
Një ditë më parë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, shkroi në Twitter se "është absurde rrezikimi i një konfrontimi të dhunshëm në Kosovë për shkak të targave”. Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u ngritën pas një vendimi të qeverisë së Kosovës e cila që nga 1 nëntori filloi zbatimin e shkallëzuar të vendimit të saj për ri regjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, i kërkuan qeverisë së Kosovës që këtë vendim ta shtyjë për 10 muaj, sikundër që i kërkojnë Kosovës të fillojë diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Serbia, kërkon që asociacioni të formohet dhe të ketë kompetenca ekzekutive. Kurse qeveria e Kosovës thotë se Kosova nuk mund të themelojë Asociacion mbi baza etnike, sepse kjo bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Sidoqoftë, në veri të Kosovës në ditët e fundit nuk është shënuar ndonjë incident, por tensionet vazhdojnë të jenë të larta. Në pjesën veriore të Mitrovicës nga persona të panjohur janë shfaqur grafite ku bëhet thirrje për "rezistencë" ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat. DW
E . S / SCAN

Dollari amerikan vijon ‘pikiatën’, humbet sërish pikë – Dobësohen edhe Paundi e Franga!
Dollari amerikan ka vijuar edhe ditën e sotme të humbasë pikë duke u dobësuar në mënyrë të konsiderueshme nga periudha e ‘artë’ që kaloi këtu muaj teksa blihet......

Çmimi i naftës bie me 1 dollar - Shkak, monedha më e fortë amerikane dhe rritja e infektimeve me Covid në Kinë
Çmimet e naftës pësuan ulje, si pasojë e një dollari më të fortë, ndërsa rastet në rritje me infektime me Covid në Kinë, shuan shpresat për një rihapje të......

Morgan Stanley: SHBA i largohet recesionit në 2023 - Ndërsa, Europës do të t’i duhet më shumë kohë dhe sakrifica
Britania dhe ekonomitë e eurozonës kanë të ngjarë të futen në recesion vitin e ardhshëm sipas parashikimeve të bankës amerikane Morgan Stanley, por Shtetet e......

“Pesha” në rritje e tregtisë Shqipëri-Maqedoni e Veriut - Tendencë rritëse e 5 viteve të fundit. Renditja në “Top 10”
Maqedonia e Veriut përbën një partner të rëndëisshëm tregtar për Shqipërinë. Nëse analizojmë shifrat e importeve dhe eksporteve të 5 viteve të fundit, rezulton......

Remitancat në Kosovë, 14,9% e PBB - Në fund të gjysmës së parë të vitit arritën në 314,11 milionë euro
Remitancat përbëjnë një ndër financuesit kryesor të konsumit në Kosovë. Sipas publikimit më të fundit të Bankës Qendrore të vendit, në fund të muajit qershor......

Italia, stimuj për ata që “shtyjnë” daljen në pension - Punonjësit që vendosin të qëndrojnë në punë do të shpërblehen me 10% rritje page
Pas dritës jeshile nga ana e qeverisë italiane për dekretin e katërt në mbështetje të familjeve dhe sipërmarrjeve të prekura nga rritja e cmimit të energjisë,......

“Perspektiva ekonomike globale, më e zymtë” - FMN paralajmëron rreziqe të shumta përtej parashikimeve të mëparshme
Perspektiva ekonomike globale është dhe më e zymtë se sa ishte parashikuar muajin e kaluar, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili përmendi një përkeqësim......

Jeff Bezos dhuron pjesën më të madhe të pasurisë së tij - Pasuria prej 124 miliardë dollarësh në mbështetje të humanizmit dhe klimës
Jeff Bezos deklaron se do të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 124 miliardë dollarësh për bamirësi dhe për luftën ndaj ndryshimeve......