Bota Postuar më 5 Qershor 2023, 10:54

IATA paralajmëron: Turbulenca në udhëtimet ajrore si pasojë e problemeve të zinxhirit të furnizimit!

Nga SCAN TV
IATA paralajmëron: Turbulenca në udhëtimet ajrore si pasojë

Udhëtimi ajror do të ndikohet nga çështjet "shumë frustruese" të zinxhirit të furnizimit këtë vit, sipas Willie Walsh, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, teksa diskutoi sfidat me të cilat përballet sektori i aviacionit këtë vit.

"Është shumë frustruese, sepse do të ketë një ndikim në verën e 2023. Dhe ne tashmë po e shohim këtë," tha Walsh.

Mungesat do të jenë veçanërisht të dukshme kur bëhet fjalë për pjesët e motorit, shtoi ai, të cilat më pas mund të vonojnë dorëzimin e avionëve të rinj nga prodhues si Boeing dhe Airbus.

Mungesa e avionëve ka qenë një ‘gjemb nën këmbë’ për linjat ajrore amerikane për muaj të tërë, me disa që tani po kthehen drejt avionëve më të mëdhenj për të akomoduar më shumë pasagjerë ndërsa përpiqen të balancojnë kërkesën e fortë për udhëtime me mungesën e burimeve.

Një mungesë e stafit të kontrollit të trafikut ajror ka të ngjarë të jetë gjithashtu një problem në vitin 2023, tha Walsh.

“Sfidat që presim të shohim në afat të shkurtër janë jashtë kontrollit tonë dhe ato kryesisht kanë të bëjnë me mungesat, në burimet në kontrollin e trafikut ajror,” tha Walsh. "Ne kemi parë tashmë kufizime në kapacitet në Shtetet e Bashkuara [dhe] ne po shohim probleme në Europë."

Komentet e tij vijnë pasi linjat ajrore duket se do të kthehen në përfitime në vitin 2023, pasi kanë kaluar një periudhë sfiduese pas pandemisë, me aeroportet që po përpiqen të rikthehen në këmbët e tyre.

"Linjat ajrore dhe aeroportet u kritikuan vitin e kaluar për mos sigurimin e burimeve në kohë për rimëkëmbjen," tha Walsh. “[Por] unë mendoj se linjat ajrore kanë bërë çmos. Shumica e aeroporteve mendoj se janë në gjendje të mirë,” shtoi ai.

Walsh tha se ai ishte "optimist" për industrinë në tërësi, pavarësisht pengesave të zinxhirit të furnizimit. “Duke marrë parasysh tablonë e përgjithshme… ne mund të jemi pozitivë për vitin 2023 dhe më tej”, tha ai.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat