Europa Postuar më 5 June 2023, 10:21

Bursat europiane e nisin javën në rritje - Ndikon votimi i tavanit të borxhit në SHBA dhe rënia e inflacionit në Eurozonë

Nga SCAN TV
Bursat europiane e nisin javën në rritje - Ndikon votimi i tavanit

Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në fillim të kësaj jave, pasi tregtarët e mirëpritën votimin e projektligjit për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA dhe ngadalësimin e inflacionit në Eurozonë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.2%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor pozitiv.

Sektori i naftës dhe gazit realizon fitimet më të mëdha, pas vendimit të Arabisë Saudite për të ulur vullnetarisht prodhimin edhe me 1 milionë fuçi naftë në ditë. Javën e kaluar, indeksi Stoxx 600 realizoi fitime prej 1.5%, pasi Kongresi amerikan e kaloi projektligjin për rritjen e tavanit të borxhit.

Në Europë, ndërkohë, tregtarët po analizojnë shifrat mbi inflacionin në Eurozonë, që u ngadalësua në 6.1%, niveli më i ulët që nga shkurti i vitit 2022. Por, pavarësisht ngadalësimit të inflacionit, Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, deklaroi se politika monetare shtrënguese do të vijojë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat