Lira turke, sërish në rënie të lirë - “Shpresat” janë tek ministri i ri i financave, Simsek

Lira turke ka shënuar përsëri rënie prej pothuajse 1%, pak pas emërimit të të shumë vlerësuarit Mehmet Simsek si ministri i ri i Financave në vend. Lira arriti në 21.1 për dollar, jo shumë mbi nivelin më të ulët rekord prej 21.8 javën e kaluar.
Presidenti turk Tajip Erdogan bëri të qartë se qeveria e tij e sapozgjedhur do t'i rikthehej politikave ekonomike më ortodokse kur emëroi Mehmet Simsek në kabinetin e tij për të trajtuar krizën e kostos së jetesës në Turqi dhe probleme të tjera financiare me të cilat po përballet vendi.
Sipas analistëve, emërimi i Simsek si ministër i Thesarit dhe Financave mund të krijojë terrenin për rritje të normave të interesit në muajt e ardhshëm. Një kthesë e dukshme kjo nga politika e afatgjatë e Erdoganit për uljen e normave pavarësisht rritjes së inflacionit.
Simsek, 56 vjeç, fitoi besimin e tregjeve gjatë mandateve si ministër i financave dhe zëvendëskryeministër midis 2009 - ës dhe 2018 - ës. Ai tha se vendi nuk ka zgjidhje tjetër veçse të kthehet në "terren racional".
Emërimi i tij shihet si një sinjal se qeveria e sapozgjedhur e presidentit Tajip Erdogan po largohet nga ulja joortodokse e normave të interesit përballë inflacionit të lartë që e çoi lirën në një rënie të gjatë në kohë.
Ekspertët shpresojnë se Simsek mund të nxisë ortodoksinë ekonomike shumë të nevojshme dhe të angazhohet me tregun në mënyrë më efektiv.
Inflacioni vjetor i çmimeve të konsumit në Turqi arriti një kulm 24-vjeçar përtej 85% vitin e kaluar dhe qëndroi në 44% në prill, si shenjë se kërkohej shtrëngim i mëtejshëm monetar. Ekspertët theksojnë se një kthim i thjeshtë në politikën ekonomike të besueshme mund të sjellë një ndryshim të dukshëm në tërheqjen e investimeve të Turqisë. Sipas tyre perspektiva afatgjatë për Turqinë është ende shumë pozitive: një popullsi e re, një klasë e mesme në rritje dhe një vend që ka një vendndodhje strategjike kyçe, pra një sërë faktorësh në favor të saj.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Euro kap një rekord të ulët për të dytë javë radhazi – Sa këmbehen sot valutat kryesore!
Monedha europiane ka kapur një nivel rekord të ulët sërish këtë fillim jave pasi është blerë sot me 108 lekë dhe është shitur me 109 lekë krahasuar më javën që......

Si konsumatorët po vazhdojnë të udhëtojnë pavarësisht frikës së recesionit dhe inflacionit?!
Inflacioni i vazhdueshëm dhe normat më të larta të interesit kanë tendosur shumë buxhete familjare dhe konsumatorët po i shmangen disa blerjeve si projektet e......

OPEC+ fillon takimet që mund të çojnë në shkurtime të mëtejshme të prodhimit!
OPEC dhe aleatët e tij fillojnë dy ditë takime të shtunën, të cilat mund të kulmojnë me shkurtime të mëtejshme të prodhimit deri në 1 milion fuçi në ditë,......

Turqia, anëtare e NATO-s, do dërgojë trupa në Kosovë në mesin e trazirave në veri të vendit!
Turqia planifikon të dërgojë komando në Kosovë të dielën dhe të hënën në përgjigje të një kërkese të NATO-s për t'u bashkuar me forcën paqeruajtëse të aleancës......

Shqipëria ndër 5 vendet me konsumin më të lartë të qumështit në botë!
Qumështi është një ushqim thelbësor që është konsumuar nga njerëzit për mijëra vjet. Është një burim kryesor i lëndëve ushqyese esenciale si proteinat,......

Cilat janë 10 shtetet më të reja në botë?!
Aktualisht, 196 vende njihen në mbarë botën. Shumë vende kanë ekzistuar për një kohë të gjatë, por vende të reja ende po shfaqen në epokën moderne. Në fakt, të......

190 vendet më të pasura të botës për vitin 2023 – Ku renditet Shqipëria?
Vendi më i pasur, vetë termi është një term i gjerë. Vendi më i pasur me PBB-në më të lartë për frymë në vitin 2023 është Luksemburgu. Ky komb europian, me një......

Kanadaja në kërcënim nga sulmet kibernetike – Në shënjestër tubacionet e naftës dhe gazit dhe sistemet hekurudhore
Ministrja kanadeze e Mbrojtjes Anita Anand tha se infrastruktura kritike e vendit po shënjestrohej gjithnjë e më shumë nga sulmet kibernetike, duke paraqitur......