Nafta rritet drejt 77 USD për fuçi - Arabia Saudite vendos të ulë vullnetarisht prodhimin me 1 mln fuçi në ditë

Nafta është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, pas vendimit të Arabisë Saudite për të ulur prodhimin edhe me 1 milion fuçi naftë në ditë. Në takimin e së dielës. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tjerë me në krye Rusinë, që ndryshe njihen si OPEC+, nuk ndryshuan politikat e prodhimit për pjesën e mbetur të vitit.
Por, eksportuesi më i madh i naftës në botë, Arabia Saudite njoftoi se do të ulë më tej kuotat e prodhimin në mënyrë vullnetare dhe vendimi do të hyrë në fuqi duke filluar nga korriku. Në këtë mënyrë, prodhimi i naftës nga Mbretëria do të bjerë në 9 milionë fuçi naftë në ditë, nga rreth 10 milionë që ishte në maj.
Të dyja kontratat u rritën me më shumë se 2% në sesionin aziatik. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 77 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 73 dollarë për fuçi. OPEC+ prodhon rreth 40% të naftës në botë dhe vendimet e këtij grupimi kanë efekt të menjëhershëm në tregje.
Ndërkohë, në takimin e 3 prillit, OPEC+ vendosi të ulë prodhimin me 1.16 milionë fuçi naftë në ditë, duke e çuar totalin e reduktimit në 3.66 milionë fuçi naftë në ditë.
SCAN
Sondazh

Dollari e nis javën në rritje - Mbështetet nga të dhënat mbi punësimin në SHBA për majin
Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, pasi të dhënat pozitive mbi punësimin në SHBA kanë shtuar mundësitë që Rezerva Federale......

Bursat europiane e nisin javën në rritje - Ndikon votimi i tavanit të borxhit në SHBA dhe rënia e inflacionit në Eurozonë
Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në fillim të kësaj jave, pasi tregtarët e mirëpritën votimin e projektligjit për rritjen e tavanit të borxhit në......

Lira turke, sërish në rënie të lirë - “Shpresat” janë tek ministri i ri i financave, Simsek
Lira turke ka shënuar përsëri rënie prej pothuajse 1%, pak pas emërimit të të shumë vlerësuarit Mehmet Simsek si ministri i ri i Financave në vend. Lira......

Euro kap një rekord të ulët për të dytë javë radhazi – Sa këmbehen sot valutat kryesore!
Monedha europiane ka kapur një nivel rekord të ulët sërish këtë fillim jave pasi është blerë sot me 108 lekë dhe është shitur me 109 lekë krahasuar më javën që......

Si konsumatorët po vazhdojnë të udhëtojnë pavarësisht frikës së recesionit dhe inflacionit?!
Inflacioni i vazhdueshëm dhe normat më të larta të interesit kanë tendosur shumë buxhete familjare dhe konsumatorët po i shmangen disa blerjeve si projektet e......

OPEC+ fillon takimet që mund të çojnë në shkurtime të mëtejshme të prodhimit!
OPEC dhe aleatët e tij fillojnë dy ditë takime të shtunën, të cilat mund të kulmojnë me shkurtime të mëtejshme të prodhimit deri në 1 milion fuçi në ditë,......

Turqia, anëtare e NATO-s, do dërgojë trupa në Kosovë në mesin e trazirave në veri të vendit!
Turqia planifikon të dërgojë komando në Kosovë të dielën dhe të hënën në përgjigje të një kërkese të NATO-s për t'u bashkuar me forcën paqeruajtëse të aleancës......

Shqipëria ndër 5 vendet me konsumin më të lartë të qumështit në botë!
Qumështi është një ushqim thelbësor që është konsumuar nga njerëzit për mijëra vjet. Është një burim kryesor i lëndëve ushqyese esenciale si proteinat,......