Dollari e nis javën në rritje - Mbështetet nga të dhënat mbi punësimin në SHBA për majin

Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, pasi të dhënat pozitive mbi punësimin në SHBA kanë shtuar mundësitë që Rezerva Federale në rrisë normat e interesit në takimin e ardhshëm. Referuar të dhënave zyrtare, ekonomia amerikane krijoi edhe 339 mijë vende të reja pune në maj, ndërsa analistët e anketuar nga Reuters parashikonin 190 mijë vende të reja pune. Pas publikimit të këtyre të dhënave, euro zbriti pranë 1.07 dollarëve, ndërsa në sesionin e së premtes ra me 0.5%.
Përveç numrit të lartë të të punësuarve, edhe norma totale e papunësisë në SHBA qëndroi pranë nivelit më të ulët në 53 vitet e fundit, duke rritur mundësitë që Rezerva Federale të vijojë me politikën monetare shtrënguese në takimin e 13 dhe 14 qershorit.
Ndërkohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi se pavarësisht rritjes së normave të interesit nga bankat qendrore, nuk është vënë re një ngadalësim domethënës i kreditimit nga bankat. “Ne nuk shohim ende një ngadalësim të konsiderueshëm të kreditimit.
Ka disa shenja, por jo në shkallën që do të çonte në një tërheqje të Rezervës Federale”, deklaroi shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva. Ndërkohë, në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 26,700 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1870 dollarë.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane e nisin javën në rritje - Ndikon votimi i tavanit të borxhit në SHBA dhe rënia e inflacionit në Eurozonë
Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në fillim të kësaj jave, pasi tregtarët e mirëpritën votimin e projektligjit për rritjen e tavanit të borxhit në......

Lira turke, sërish në rënie të lirë - “Shpresat” janë tek ministri i ri i financave, Simsek
Lira turke ka shënuar përsëri rënie prej pothuajse 1%, pak pas emërimit të të shumë vlerësuarit Mehmet Simsek si ministri i ri i Financave në vend. Lira......

Euro kap një rekord të ulët për të dytë javë radhazi – Sa këmbehen sot valutat kryesore!
Monedha europiane ka kapur një nivel rekord të ulët sërish këtë fillim jave pasi është blerë sot me 108 lekë dhe është shitur me 109 lekë krahasuar më javën që......

Si konsumatorët po vazhdojnë të udhëtojnë pavarësisht frikës së recesionit dhe inflacionit?!
Inflacioni i vazhdueshëm dhe normat më të larta të interesit kanë tendosur shumë buxhete familjare dhe konsumatorët po i shmangen disa blerjeve si projektet e......

OPEC+ fillon takimet që mund të çojnë në shkurtime të mëtejshme të prodhimit!
OPEC dhe aleatët e tij fillojnë dy ditë takime të shtunën, të cilat mund të kulmojnë me shkurtime të mëtejshme të prodhimit deri në 1 milion fuçi në ditë,......

Turqia, anëtare e NATO-s, do dërgojë trupa në Kosovë në mesin e trazirave në veri të vendit!
Turqia planifikon të dërgojë komando në Kosovë të dielën dhe të hënën në përgjigje të një kërkese të NATO-s për t'u bashkuar me forcën paqeruajtëse të aleancës......

Shqipëria ndër 5 vendet me konsumin më të lartë të qumështit në botë!
Qumështi është një ushqim thelbësor që është konsumuar nga njerëzit për mijëra vjet. Është një burim kryesor i lëndëve ushqyese esenciale si proteinat,......

Cilat janë 10 shtetet më të reja në botë?!
Aktualisht, 196 vende njihen në mbarë botën. Shumë vende kanë ekzistuar për një kohë të gjatë, por vende të reja ende po shfaqen në epokën moderne. Në fakt, të......