FMN “skanon” kreditimin në SHBA - “Nuk ka ngadalësim, por FED duhet të bëjë më shumë”

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ka parë ende mjaftueshëm banka që tërhiqen nga kreditimi, gjë që do të bënte që Rezerva Federale e SHBA të ndryshojë kursin me ciklin e saj të rritjes së normës.
Drejtoresha e FMN-së, Kristalina Georgieva u shpreh se ende nuk vihet re një ngadalësim i konsiderueshëm i kreditimit. Ajo shtoi se ka disa, por jo në shkallën që do të çonte në tërheqjen e FED.
Rezerva Federale në një raport të bankave në muajin maj, paralajmëroi se huadhënësit janë të shqetësuar për kushtet e ardhshme, pasi problemet në institucionet financiare të mesme në SHBA detyruan bankat të shtrëngonin standardet e kreditimit për familjet dhe bizneset.
Zyrtarët e kredisë së FED shtuan se ata presin që çështjet të vazhdojnë gjatë vitit të ardhshëm për shkak të uljes së parashikimeve të rritjes dhe shqetësimeve mbi daljet e depozitave dhe uljes së tolerancës ndaj rrezikut.
Georgieva tha se nuk mund ta konsideronte një mjedis të pasigurtë atë aktualin. Por gjithësesi paralajmëroi për vëmendje ndaj tendencave dhe shkathtësi nëse ato ndryshojnë.
Shumica e bankave qendrore kryesore globale, përfshirë Rezervën Federale të SHBA-së, kanë shtrënguar politikat e tyre monetare në mënyrë agresive për të zbutur inflacionin në rritje. Ndërkohë, borxhi global i botës është rritur në një nivel gati rekord prej 305 trilionë dollarësh, sipas Institutit të Financave Ndërkombëtare. IIF tha në raportin e saj të majit se nivelet e larta të borxhit dhe normat e interesit kanë çuar në shqetësime të mëtejshme në lidhje me levën në sistemin financiar.
Ndërsa FMN-ja ende nuk ka parë një ngadalësim të konsiderueshëm të kreditimit që do ta shtynte Fed-in të kthente kursin e saj, Georgieva tha se kombinuar me një raport të qëndrueshëm të vendeve të punës në SHBA të premten, ai mund të rritet më tej.
Ajo parashikoi që shkalla e papunësisë në SHBA të shkojë përtej 4%, deri në 4.5%, nga më shumë rritje të normës nga Fed pasi norma u rrit në 3.7% në maj, duke shënuar nivelin më të lartë që nga tetori 2022.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Nafta rritet drejt 77 USD për fuçi - Arabia Saudite vendos të ulë vullnetarisht prodhimin me 1 mln fuçi në ditë
Nafta është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, pas vendimit të Arabisë Saudite për të ulur prodhimin edhe me 1 milion fuçi naftë në ditë. Në takimin e së......

Dollari e nis javën në rritje - Mbështetet nga të dhënat mbi punësimin në SHBA për majin
Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, pasi të dhënat pozitive mbi punësimin në SHBA kanë shtuar mundësitë që Rezerva Federale......

Bursat europiane e nisin javën në rritje - Ndikon votimi i tavanit të borxhit në SHBA dhe rënia e inflacionit në Eurozonë
Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në fillim të kësaj jave, pasi tregtarët e mirëpritën votimin e projektligjit për rritjen e tavanit të borxhit në......

Lira turke, sërish në rënie të lirë - “Shpresat” janë tek ministri i ri i financave, Simsek
Lira turke ka shënuar përsëri rënie prej pothuajse 1%, pak pas emërimit të të shumë vlerësuarit Mehmet Simsek si ministri i ri i Financave në vend. Lira......

Euro kap një rekord të ulët për të dytë javë radhazi – Sa këmbehen sot valutat kryesore!
Monedha europiane ka kapur një nivel rekord të ulët sërish këtë fillim jave pasi është blerë sot me 108 lekë dhe është shitur me 109 lekë krahasuar më javën që......

Si konsumatorët po vazhdojnë të udhëtojnë pavarësisht frikës së recesionit dhe inflacionit?!
Inflacioni i vazhdueshëm dhe normat më të larta të interesit kanë tendosur shumë buxhete familjare dhe konsumatorët po i shmangen disa blerjeve si projektet e......

OPEC+ fillon takimet që mund të çojnë në shkurtime të mëtejshme të prodhimit!
OPEC dhe aleatët e tij fillojnë dy ditë takime të shtunën, të cilat mund të kulmojnë me shkurtime të mëtejshme të prodhimit deri në 1 milion fuçi në ditë,......

Turqia, anëtare e NATO-s, do dërgojë trupa në Kosovë në mesin e trazirave në veri të vendit!
Turqia planifikon të dërgojë komando në Kosovë të dielën dhe të hënën në përgjigje të një kërkese të NATO-s për t'u bashkuar me forcën paqeruajtëse të aleancës......