Europa Postuar më 25 Tetor 2022, 10:20

Humbjet nga ndryshimet klimatike - Europës i ka kushtuar 145 miliardë euro dëm ekonomik në një dekadë

Nga SCAN TV
Humbjet nga ndryshimet klimatike - Europës i ka kushtuar 145 miliardë

Ndryshimet klimatike nxisin motin ekstrem dhe ngjarjet e lidhura me klimën, të cilat nga ana e tyre çojnë në humbje ekonomike. Ngjarje të tilla, duke përfshirë valët e të nxehtit, përmbytjet dhe stuhitë, kanë shkaktuar mbi 145 miliardë euro humbje ekonomike në BE gjatë dekadës së fundit.

Për më tepër, mesatarja lëvizëse 30-vjeçare e humbjeve ekonomike të lidhura me klimën tregon një prirje të qartë, duke u rritur gati 2% në vit gjatë dekadës së fundit. Këto janë vlerësimet e Agjencisë Evropiane të Mjedisit, të ribotuara nga Eurostat.

Në vitin 2020, humbjet totale ekonomike të lidhura me klimën ishin 12 miliardë euro. Humbja më e madhe totale u regjistrua në vitin 2017 (27.9 miliardë euro), më shumë se dyfishi i vitit 2020, si rezultat i valëve të të nxehtit të regjistruara në Evropë që thanë tokën dhe shkaktuan kushte zjarri. Humbja totale më e ulët është vërejtur në vitin 2012 (3.7 miliardë euro).

Greqia regjistroi humbjet më të larta ekonomike të lidhura me klimën për banor

Në vitin 2020, humbjet ekonomike të lidhura me klimën ishin 27 euro për banor të BE-së. Shteti anëtar me humbjen më të lartë për banor (pothuajse tre herë më i lartë se mesatarja e BE-së) ishte Greqia (91 € për banor), e ndjekur nga Franca (62 €) dhe Irlanda (42 €). Humbjet më të ulëta për banorë janë regjistruar në Bullgari (0,7 € për banor), Slloveni dhe Sllovaki (të dyja nga 4 €).

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat