Një "Plan Marshall" për Ukrainën – Zhvillohet në Berlin konferenca ndërkombëtare e ekspertëve për rindërtimin e vendit!

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz kërkojnë një "Plan Marshall ndërkombëtar të shekullit 21" për rindërtimin e Ukrainës. Kemi të bëjmë me një "detyrë gjeneratash, që duhet të fillojë tani", shkruajnë ata në një artikull të përbashkët për gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung". "Ndërtimi i banesave të shkatërruara, shkollave, rrugëve, urave, infrastrukturës dhe rrjetit të furnizimit me energji, të gjitha këto duhet të fillojnë tani, në mënyrë që vendi të rimbëkëmbet shpejt." Ukrainës i duhet një perspektivë, që të mund të rimëkëmbet ekonomikisht pas fundit të luftës.
Me Planin Marshall SHBA në vitet 1948 dhe 1952 me miliarda dollarë financuan rindërtimin e Gjermanisë dhe të shteteve të tjera të Europës.
Afatgjatë do të jetë e rëndësishme, që edhe donatorët private dhe sipërmarrjet të investojnë në rindërtimin e Ukrainës, shkruajnë Scholz dhe von der Leyen. BE ka në këtë drejtim një rol të veçantë, sepse Ukraina është vend kandidat për anëtarësim: "Rruga e rindërtimit është edhe shtegu i Ukrainës për në Bashkimin Europian."
Gjithahstu von der Leyen dhe Scholz theksojnë: "Mbështetja e Ukrainës është jo vetëm e drejtë, po ajo është edhe në interesin tonë." Sepse Ukraina nuk lufton vetëm për sovranitetin e vet: "Ukraina mbron edhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, bazat e bashkëjetesës sonë paqësore dhe të mirëqenies mbarë botërore."
Ekonomia gjermane ndërkohë ka nisur planet për rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Me iniciativën e Komisionit për Lindjen të Ekonomisë Gjermane (OA) 50 ekspertë kanë përpiluar një dokument me propozime të detauara dhe oferta, vë në dukje rrjeti redaksional i Gjermanisë "Redaktionsnetzwerk Deutschland" (RND). "Ne duhet të japim ndihmë të menjëhershme, për infrastrukturën dhe furnizimin me energji, por njëkohësisht duhet të mendojmë edhe të ardhmen", tha drejtori ekzekutiv i OA, Michael Harms.
Në dosjen "Rebuild Ukraine" sipas RND rekomandohet, që për rindërtimin të marrin pjesë vendet europiane dhe BE duke emëruar përkatësisht një koordinator të nivelit të lartë për Ukrainën. Ky duhet të krijojë një këshill i cili me qeverinë ukrainase do të konsultohej për nevojat aktuale dhe projektet. Secili vend donator duhet të mbikqyrë projektet e financuara vet, për të garantuar transparencën dhe përgjegjësinë ligjore.
"Popullsia duhet të shohë shpejt rezultate të rindërtimit të infrastrukturës së shkatërruar", tha Harms. "Njëkohësisht duhet të krijohet baza për një rritje të qëndrueshme ekonomike." Kjo do të thotë në radhë të parë, të shfrytëzohen potencialet gjigante të zhvillimit që ka Ukraina në digjitalizim, bujqësi dhe duke u mbështetur tek ndërtimi i një ekonomie pa dioksid karboni.
Kancelari Olaf Scholz dhe kryeministri ukrainas Denys Shmyhal të hënën (24.10) hapën Forumin Ekonomik gjermano-ukrainas në Berlin. Ky është aktiviteti i parë bilateral i këtij lloji që nga fillimi i luftës sulmuese ruse. Në qendër të konsultimeve janë ndihma për ekonominë ukrainase. Një pikë rëndesë është sektori ukrainas i energjetikës, rrjetin e të cili e kanë goditur së fundi qëllimisht forcat ruse.
Scholz dhe Shmyhal në kuadër të këtij forumi takohen edhe për bisedime bilaterale lidhur me ndihmën gjermane për Ukrainën dhe rindërtimin e vendit. Të martën (25.10) zhvillohet në Berlin me ftesë të presidencës gjermane të grupit G7 (vendet e industrializuara) dhe të BE-së një konferencë ndërkombëtare ekspertësh për rindërtimin e Ukrainës. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Kosova ende e paqartë për afatin e ri-regjistrimit të targave të makinave serbe!
Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri më 31 tetor kur skadon afati që targat me inicialet e qyteteve të Serbisë nga periudha e para luftës do të mund të......

Tregu monetar, me luhatje të vogla - Investitorët presin takimin e BQE, parashikohet rritje e interesave
Dollari amerikan, që cilësohet si një parajsë e sigurtë në periudha trazirash, ka fituar pikë përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, për shkak të shenjave......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Mbështeten nga zgjedhja e Rishi Sunak si kryeministër i Britanisë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë. Humori i investitorëve është përmirësuar ndjeshëm......

Nafta, e qëndrueshme pranë 93 dollarë - Ngadalësimi i biznesit në SHBA sugjeron për rënie të kërkesës
Nafta po tregtohet rreth 93 dollarëve edhe në sesionin e sotëm. Megjithatë, investitorët janë të shqetësuar në kahun e kërkesës për shkak të dobësimit të......

Rritje e lehtë për Dollarin amerikan ndërsa stabilizohen valutat e tjera kundrejt Lekut!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të marte pasi është blerë sot me 118.4 lekë dhe është shitur me 119.6 lekë në......

Shqipëria në zgjedhje me 14 maj 2023! Presidenti i Republikës dekreton datën e zgjedhjeve vendore
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, caktoi 14 majin 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore të ardhshme. “Presidenti e vlerëson periudhën deri......

Shërbim dentar në qendrën shëndetësore “Fundjavë Ndryshe”. Investimi i ‘Tirana East Gate’, falas për shtresat në nevojë
Kompanitë e Grupit BALFIN kanë qenë vazhdimisht në krah të nismave që “Fundjava Ndryshe” ka ndërmarrë për njerëzit në nevojë. Së fundmi “Tirana East Gate......

Limiti i shpejtësisë në rrugë të bëhet 120 km/orë - Propozimi: Policia jo postoblloqe rutinore, jo heqje patente e jo “mega-gjoba”
Në Kuvend është depozituar një nismë ligjore për amendimin e Kodit Rrugor, që synon të ndryshojë disa rregulla ekzistuese. Nisma mban firmën e deputetëve të......