Bota Postuar më 25 Tetor 2022, 09:58

Tregu monetar, me luhatje të vogla - Investitorët presin takimin e BQE, parashikohet rritje e interesave

Nga SCAN TV
Tregu monetar, me luhatje të vogla - Investitorët presin takimin e

Dollari amerikan, që cilësohet si një parajsë e sigurtë në periudha trazirash, ka fituar pikë përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, për shkak të shenjave se Rezerva Federale po i vendos frenat ekonomisë më të madhe në botë, nëpërmjet rritjes së interesave.

Ndërkohë, oreksi i investitorëve për asete me risk është përmirësuar pasi Rishi Sunak u zgjodh kryeministër i Britanisë së Madhe. Për rrjedhojë, paundi britanik po qëndron pranë nivelit më të lartë dpër këtë muaj, ndërsa euro ka tentuar nivelin e 0.99 dollarë, për herë të parë që nga 6 tetori.

Investitorët po presin edhe takimin e Bankës Qendrore Europiane që zhvillohet të enjten dhe analistët parashikojnë një rritje të normës bazë të interesit me 75 pikë bazë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 111.7, niveli më i ulët që nga 6 tetori.

Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po qëndron në rreth 19,300 dollarë, ndërsa ethereum po qëndron në rreth 1350 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...