Hekurudha Vorë-Hani i Hotit - Në 2024 nis rehabilitimi, kosto totale e projektit arrin në 39.25 mld lekë

Punimet për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit pritet të nisin vitin që vjen, teksa qeveria ka akorduar një buxhet fillestar për zbatimin e projektit. Sipas projektbuxhetit 2024 kosto totale e projektit përllogaritet në 39.25 mld lekë, teksa financimi për vitin që vjen arrin në 340 mln lekë, nga të cilat 170 mln lekë janë grant.
Struktura e financimit për këtë projekt përbeht nga një grant I akorduar nga Bashkimi Evropian përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe një kredie që ndahet midis Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane të Investimeve.
Linja hekurudhore Vorë – Hani i Hotit ka një gjatësi prej rreth 120 km dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga jugu në veri. Ajo lidh qytetet e Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut, ndërsa kalon kufirin shtetëror Shqipëri/Mal i Zi në Hanin e Hotit.
Sipas dokumentit të projektit të zbatimit, nevoja për rehabilimin e saj ësht e madhe, pasi infrastruktura e trasesë është përkeqësuar për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, teksa shpejtësia maksimale e lëvizjes së trenave është rreth 40 km/orë, dhe në pjesë të caktuara është më e ulët se 20 km/orë.
Po ashtu, sistemi i sinjalizimit është pothuajse inekzistent. Si rezultat, nuk ka një sistem të kontrolluar sigurie për lëvizjen e trenave, e për pasojë rreziku i aksidenteve është i lartë. Ndërkaq, projekti i hartuar për rehabilitimin e kësaj linje hekurudhore do mundësojë lëvizjen e trenave me shpejtësi 120 km/orë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Etapat që do të kalojë pr/buxheti 2024 në Kuvend - Të hënën nis diskutimi në Komisione, miratohet në seancë më 7 Dhjetor
Projektbuxheti i shtetit për vitin 2024 dhe paketa fiskale janë depozituar për diskutime në komisione parlamentare, ndërkohë që u prezantua në dy ditë më parë......

Masa ndaj parregullsive të Autoshkollave, Elbasan – DPSHTRR ndëshkon 7 të tilla me pezullim aktiviteti!
DPSHTRR ka bërë me dije se janë ndërmarrë masa ndaj parregullsive të Autoshkollave për Qarkun Elbasan, ku operojnë 34 subjekte (me 120 mjete autoshkollë), nga......

Konsumi ‘për t’u dukur’: Pse bota e ushqimit dhe modës po 'përplasen'?!
Ushqimi dhe moda duken një çift i vështirë. Ndërsa inkurajon konsumin e konsumatorit të mallrave luksoze, moda e lartë ka lavdëruar prej kohësh dobësinë, me të......

Fondi për digat e rrezikuara - Buxheti 2024 do të mbështesë 9 projekte. Duhet të aplikojnë bashkitë
Bashkitë do kenë mundësi të përfitojnë nga “Fondi për Digat” gjatë vitit që vjen për të rehabilituar digat e rezervuarëve, ndërkohë që sipas buxhetit të......

Mbështetja për arsimin bujqësor, nxitje për zhvillimin e sektorit - Balluku: Financimet buxhetore kanë në fokusin e tyre edhe burimet njerëzore
Mbështetja financiare për arsimin bujqësor është rruga më e mirë për të nxitur të gjithë zhvillimin e sektorit. Shkolla bujqësore e Cërrikut është vetëm......

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Theksi te klima e biznesit - Jaco: Duhen më shumë investime të huaja. Mete: Shqipëria në moment të mirë ekonomik
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka zhvilluar mbledhjen e përgjithshme të asamblesë. Kreu i saj në largim, Enio Jaco tha se investimet amerikanë në Shqipëri janë në......

Cilat janë projektet e reja për parandalimin e përmbytjeve? - 16 financime, në vazhdim. Ndërhyrje në argjinaturat e lumenjve
Ministria e Bujqësisë parashikon që përveç projekteve aktuale në funksion të parandalimit të përmbytjeve në vend, gjatë vitit 2024 të nisë edhe disa ndërhyje......

I burgosuri shqiptar, “më i shtrenjti” në rajon - Kushton 9.4 mijë euro në vit, 135 mijë euro përgjatë të gjithë dënimit
‘Scan Intel’ i është rikthyer edhe njëherë të dhënave të Këshillit të Europës, në puplikimin mbi statistikat penale në 49 vende për të parë se si ka ndryshuar......