Fondi për digat e rrezikuara - Buxheti 2024 do të mbështesë 9 projekte. Duhet të aplikojnë bashkitë
Bashkitë do kenë mundësi të përfitojnë nga “Fondi për Digat” gjatë vitit që vjen për të rehabilituar digat e rezervuarëve, ndërkohë që sipas buxhetit të parashikuar në total do të mbështeten 9 projekte.
“Fondi për Digat” është një mekanizëm financiar, që mbështet politikën kombëtare të parandalimit dhe menaxhimit të fatkeqësive natyrore, teksa për vitin 2024 ai është pjesë e programit për “emergjencat civile”.
Projektbuxheti nuk e ka të detajuar shumën konkrete që do të shkojë vetëm për rikonstruksionin e digave, teksa në total investimet për emergjencat civile janë parashikuar në 3.9 mld lekë, 2 mld prej të cilave janë financim i huaj dhe 1.9 mld lekë financim i brendshëm.
Ndërkaq, teksa projektbuxheti pritet të diskutohet në komisionet parlamentare, referuar proceduarve muaji nëntor 2023 shënon hapjen e thirrjeve për të përfituar nga fondi, ndërsa afati i fundit është data 28 shkurt 2024.
Praktikisht, bashkitë do të duhet të paraqesin projektet e tyre për digat që kanë në administrim, ndërkohë që vlerësimi i projekteve që përfshin, studimin dhe projektin e zbatimit sipas njësive të vetëqeverisjes vendore aplikuese bëhet me vendim të Komisionit për Parandalimin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore.
Sipas të dhënave nga Komiteti Kombëtar i Digave, në total numërohen 351 diga të mëdha, ndërkohë që numri i shfrytëzuesve të tyre është 67, duke qenë se një pjesë e tyre administrohen nga kompani private.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Mbështetja për arsimin bujqësor, nxitje për zhvillimin e sektorit - Balluku: Financimet buxhetore kanë në fokusin e tyre edhe burimet njerëzore
Mbështetja financiare për arsimin bujqësor është rruga më e mirë për të nxitur të gjithë zhvillimin e sektorit. Shkolla bujqësore e Cërrikut është vetëm......

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Theksi te klima e biznesit - Jaco: Duhen më shumë investime të huaja. Mete: Shqipëria në moment të mirë ekonomik
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka zhvilluar mbledhjen e përgjithshme të asamblesë. Kreu i saj në largim, Enio Jaco tha se investimet amerikanë në Shqipëri janë në......

Cilat janë projektet e reja për parandalimin e përmbytjeve? - 16 financime, në vazhdim. Ndërhyrje në argjinaturat e lumenjve
Ministria e Bujqësisë parashikon që përveç projekteve aktuale në funksion të parandalimit të përmbytjeve në vend, gjatë vitit 2024 të nisë edhe disa ndërhyje......

I burgosuri shqiptar, “më i shtrenjti” në rajon - Kushton 9.4 mijë euro në vit, 135 mijë euro përgjatë të gjithë dënimit
‘Scan Intel’ i është rikthyer edhe njëherë të dhënave të Këshillit të Europës, në puplikimin mbi statistikat penale në 49 vende për të parë se si ka ndryshuar......

'Mbreti' i kriptos FTX, shpallet fajtor për 'një nga mashtrimet më të mëdha financiare në historinë amerikane'!
‘Mbreti’ i rënë i kriptove, Sam Bankman-Fried, i cili themeloi një nga shkëmbimet më të mëdha të kriptove, është shpallur fajtor për të shtatë akuzat penale......

Pse Austria po shqyrton një kontratë të re për gazin rus?!
Është e pasigurt nëse Austria do të jetë në gjendje të përdorë vetë gazsjellësin ukrainas nga viti 2025. Bashkimi Europian e ka kritikuar vazhdimisht......

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Bashkimi Europian mbetet 'i cenueshëm' nëse nuk zgjerohet!
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se Bashkimi Europian duhet të zgjerohet për të shmangur që të gjithë në kontinentin evuopian të......

Pensioni minimal në Malin e Zi do të jetë 450 euro - Nga 1 janari, rritje prej 150 euro nga mesatarja aktuale
Kryeministri i sapozgjedhur i qeverisë së 44-të të Malit të Zi, Milojko Spajiç, premtoi se nga 1 janari pensioni minimal do të jetë 450 euro, që është më shumë......