Pse Austria po shqyrton një kontratë të re për gazin rus?!

Është e pasigurt nëse Austria do të jetë në gjendje të përdorë vetë gazsjellësin ukrainas nga viti 2025. Bashkimi Europian e ka kritikuar vazhdimisht republikën alpine se varet nga furnizimi me energji nga Moska.
Austria thuhet se po konsideron të anashkalojë përfundimin e planifikuar të Ukrainës për tranzitin e gazit rus për të siguruar furnizimet e ardhshme. Plani do të parashikonte që Austria të porosiste vetë gazin rus dhe ta transportonte atë nëpërmjet tubacionit ukrainas.
Kjo do të ishte pavarësisht përfundimit të kontratës së furnizimit me kompaninë ukrainase Naftogaz, sipas rregullatorit të energjisë të Austrisë.
"Tubacioni fizik është ende i disponueshëm, që do të thotë se gazi mund të rrjedhë ende, vetëm me partnerë të tjerë kontraktualë," tha Alfons Haber, Drejtor i rregullatorit austriak 'E-Control'.
"Nëse një pjesëmarrës i tregut europian tani vjen dhe thotë se do të doja të rezervoja tubacionin për të transportuar gazin këtu, atëherë nuk ka asnjë marrëdhënie kontraktuale të drejtpërdrejtë midis Naftogaz dhe Gazprom, kështu që kushtet e reja janë përmbushur."
Naftogaz nuk pranoi të intervistohej, por në një deklaratë tha se "nuk ka asnjë qëllim apo iniciativë për të zgjatur kontratën ekzistuese të furnizimit nga viti 2025. Mbështetja e Rusisë përmes blerjes së gazit rus gjatë luftës është absurde."
Për të zëvendësuar gazin rus nga Lindja, në të ardhmen Austria dëshiron të importojë gaz nga perëndimi. Kjo kërkon punë ndërtimore në tubacionin për në Gjermani, i cili ende nuk ka filluar dhe nuk do të përfundojë deri në vitin 2027 - dy vjet shumë vonë. Për shkak të kësaj neglizhence, Austria mund të vazhdojë të jetë e varur nga Rusia dhe Ukraina.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Bashkimi Europian mbetet 'i cenueshëm' nëse nuk zgjerohet!
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se Bashkimi Europian duhet të zgjerohet për të shmangur që të gjithë në kontinentin evuopian të......

Pensioni minimal në Malin e Zi do të jetë 450 euro - Nga 1 janari, rritje prej 150 euro nga mesatarja aktuale
Kryeministri i sapozgjedhur i qeverisë së 44-të të Malit të Zi, Milojko Spajiç, premtoi se nga 1 janari pensioni minimal do të jetë 450 euro, që është më shumë......

Shtresa e mesme e popullsisë në SHBA po rritet - 16 milionë familje zotërojnë një vlerë neto prej mbi 1 milion dollarë
Klasa e mesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po regjistron një rritje të vazhdueshme. ‘Minimilionerët’ në anën tjetër të Atlantikut janë qytetarët që......

Republika Çeke nuk e do euron - Por, 50% e kredive të biznesit nga bankat vendase janë në monedhën europiane
Qeveria nuk ka plan për të adoptuar euron, qytetarët nuk e duan dhe banka qendrore kërkon të mbajë kontrollin e normave të interesit. Pothuajse dy dekada pas......

Konfliktet gjeopolitike fuqizojnë tregtinë detare - Ndryshime të mëdha në tregtinë globale të naftës
Anijet e mëdha tregtare që drejtojnë sot tregtinë globale të naftës ishin një produkt i shkencës së ndërtimit të anijeve dhe nevojës për zhvillimin e......

Ballkani Perëndimor dhe sistemi gjerman i azilit!
Pak ditë para takimit të krizës mes kryeministrave të landeve dhe kancelarit Olaf Scholz për temën e refugjatëve dhe azilkërkuesve, që ka për qëllim......

Java mbyllet e qëndrueshme për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në kuota relativisht konstante nga zbritja e ndjeshme që pësoi një ditë më parë duke u blerë sot me 98.4 lekë dhe duke......

Kartat bazike, Derralla: Përfitues, nga pensionistët, te emigrantët - Drejtori i Mbikqyjes në BSH: Do kemi rritje të numrit të bankomatëve e të POS-eve
Drejtori i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë Denis Derralla shpjegon risitë pozitive që sjellin për qytetatrët shqiptarë kartat bazike. Në një intervistë......