Shqipëria Postuar më 2 Nëntor 2023, 16:21

Kartat bazike, Derralla: Përfitues, nga pensionistët, te emigrantët - Drejtori i Mbikqyjes në BSH: Do kemi rritje të numrit të bankomatëve e të POS-eve

Nga SCAN TV
Kartat bazike, Derralla: Përfitues, nga pensionistët, te

Drejtori i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë Denis Derralla shpjegon risitë pozitive që sjellin për qytetatrët shqiptarë kartat bazike. Në një intervistë eksluzive për Televizionin Scan, ai thotë se prej tyre do të përfitojnë shumë kompaniduke nisur nga pensionistët, deri te studentët, madje edhe emigrantët

Në një intervistë eksluzive për Televizionin Scan, Drejtori i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë Denis Derralla shpjegon risitë pozitive që sjellin për qytetatrët shqiptarë kartat bazike. Ai thotë se përfitues do të jenë shumë kategori, por në mënyrë të veccantë pensionistët.

Dërralla thotë se shtimi i kartave do të shoqërohet nga zgjerimi i shërbimeve bankare në shumë zona të vendit të cilat janë aktualisht të pambuluara, ndërkohë që do të kemi edhe shtim të bankomatëve si dhe të pajisjeve që mundësojnë blerjet përmes kartave.

Projektligji për kartat bazike është miratuar nga Këshilli i Ministrave ditët e fundit dhe synon synimin e përhapjes së shërbimeve bankare në gjithë territorin.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat