Tiranë-Durrës, në fillim të vitit nis zgjerimi i rrugës - Drejtori i ARRSH, Berberi: Në 2024 hapet Tuneli Llogarisë, përfundon Unaza Madhe

Në fillim të vitit që vjen Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë punën për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës duke i dhënë zgjidhje trafikut në këtë segment dhe reduktuar ndjeshëm kohën e mbërritjes. Drejtori i përgjithshëm Ervis Berberi tha se paralelisht do të ndërhyhet edhe në rrugën e vjetër të Ndroqit, duke iu dhënë mundësinë qytetarëve që të kenë një alternativë dytësore.
I ftuar në emisionin “Box to Box”, Berberi tha se në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm është parashikuar po ashtu nisja e fazës së tretë dhe të katërt të zgjerimit të aksit Elbasan-Qafë Thanë dhe ndërtimi i By passit të Elbasanit. Aktualisht në të gjithë vendin janë mbi 20 kantiere ndërtimi.
Vitin që vjen do të finalizohen edhe disa prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore, siç është ai i Unazës së Madhe të Tiranës si edhe Tuneli i Llogarasë, i cili do të hapet në verën e vitit që vjen. Sa i takon Rrugës së Arbërit, konkretisht ecurisë së punimeve në Tunelin e Murrizit, e konsideruar një pikë nevralgjike, kreu i ARRSH-së nuk preferoi të jap një datë për përfundimin e punës aty, por tha se ritmet janë të larta.
Me mjaft interes ndiqen edhe diskutimet sa i takon vendosjes së tarifave. Në 2016, BERZH i rekomandoi Qeverisë Shqiptare që të bëjë më pagesë 8 akse, përfshirë Elbasan-Tiranë, Rrugën e Arbërit, Tiranë-Durrës dhe Levan-Vlorë. Berberi tha se aktualisht nuk ka asnjë projekt për tarifimin e tyre dhe se vijon ti qëndrojë parimit se para çdo vendimmarje të tillë, duhet t’ju krijohet qytetarëve mundësia e akseve sekondare.
Aktualisht, me pagesë është vetëm rruga e Kombit, ndërsa tarifë do të të nisë të aplikohet edhe për autostradën Milot-Fier, duke qenë se ndërtimi i saj është marrë përsipër nga një kompani koncensionare.
Ada Hazizolli/SCAN

Durrësi, me rritjen më të lartë të kreditimit - Shkodra dhe Lezha, të vetmet me rënie në tremujorin e tretë
Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë rreth “Huatve për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit”, në tremujorin e tretë të këtij......

Rritet financimi për koncesionet e rrugëve - Projektbuxheti 2024/Për herë të parë financohet bypassi i Tiranës
Teksa financimi i përgjithshëm për transportin rrugor parashikohet në rënie, buxheti për kontratat koncesionare për ndërtimin e rrugëve do të pësojë rritje......

Sa janë financuar fermerët në 5 vitet e fundit? - Pr.buxheti e kthen bujqësinë pas. Shkurtohen fondet për subvencione
Bujqësia është sektori më i rëndësishëm i ekonomisë që kontribuon në nivelin 20 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe mbi 40 për qind në punësim. Por nga ana......

Pse BE-ja mund të konkurrojë me Kinën për gaz këtë dimër?!
Ekspertët po parashikojnë një dimër të butë të ardhshëm në Europë, por shtetet e BE-së mund të përballen ende me mungesë të gazit të lëngshëm nëse kërkesa e......

Gjendja e demokracisë: Ku renditet Shqipëria mes vendeve europiane?!
Europa ruan statusin e saj si rajoni me performancën më të lartë në botë në performancën demokratike, por janë parë rënie në shumë vende duke përfshirë......

Putin nënshkruan tërheqjen e Rusisë nga traktati që ndalon testet bërthamore!
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të enjten një ligj që revokon ratifikimin nga Rusia të Traktatit të Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBT), në një sfond......

Antibiotikët për fëmijë: Pse janë gjithnjë e më pak efektivë?!
Antibiotikët që përdoren normalisht për trajtimin e infeksioneve tek fëmijët po humbasin efektivitetin e tyre në disa pjesë të botës, për shkak të rritjes së......

Japonia zbulon paketën prej 113 miliardë dollarësh për të zbutur inflacionin!
Kryeministri japonez Fumio Kishida tha të enjten se qeveria do të shpenzojë mbi 17 trilion jen, ose 113 miliardë dollarë, për një paketë masash për të zbutur......