Sa janë financuar fermerët në 5 vitet e fundit? - Pr.buxheti e kthen bujqësinë pas. Shkurtohen fondet për subvencione
Bujqësia është sektori më i rëndësishëm i ekonomisë që kontribuon në nivelin 20 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe mbi 40 për qind në punësim. Por nga ana tjetër, është një sektor që ka qenë i nënfinancuar ndër vite.
SCAN TV ka bërë një analizë të fondeve që janë dhënë për zhvillimin rural në 5 vitet e fundit, zë ku përfshihen subvencionet direkte të akorduara për fermerët dhe rezulton se pavarësisht se fondet kanë ardhur në rritje progresi nga viti në vit, sërish mbeten në nivele shumë të ulëta në raport me nevojën që ka ky sektor.
Kështu, referuar akteve të fundit normative të ndryshime në buxhet, rezulton së në vitin 2020 për zhvillimin rural janë vendosur në dispozicion në total 3.7 miliardë lekë, ndërsa vetëm për subvencionet kanë shkuar afro 1.1 miliardë lekë.
Financimi për këtë zë është rritur në 5 miliardë lekë në 2021, por subvencionet kanë mbetur në vend numër. Në 2022 u akorduan 7 miliardë lekë dhe për herë të parë mbështetja për fermerët arriti rekord në 5.1 miliardë lekë, për shkak edhe të reformës për kultivimin e grurit.
Këtë vit, fondi për zhvillimin rural i arriti nivelin e 10.5 miliardë lekëve nga 8.7 të planifikuara në fillimvit për shkak të numrit të lartë të aplikimeve në skemat kombëtare dhe skemën e naftës falas në bujqësi, ku shumë fermerë mbetën jashtë vijës së financimit për shkak të mungesës së parave’.
Me aktin normativ të 18 tetorit, qeveria shtoi edhe 1.8 miliardë lekë për këtë qëllim. Në total për subvencione u përdorën 3.1 miliardë dhe për skemën e naftës 2 miliardë lekë, ku deri më tani kanë përfituar naftë falas për punime të mekanizuara në bujqësi mbi 34 mijë fermerë.
Ndërsa në projektbuxhetin e vitit 2024 duket se ka regres në financimin e bujqësisë. Fondet e planifikuara për zhvillimin rural janë afro 7.2 miliardë lekë , apo 3.3 miliardë lekë më pak se ky vit, çka do të bëjë që edhe mbështetja e skemës kombëtare të subvencioneve të jetë sërish e ulët.
Në kushtet kur edhe programi IPARD është ngrirë, do të jetë shumë e vështirë për sektorin që të ecë përpara në mungesë të fondeve të nevojshme.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Pse BE-ja mund të konkurrojë me Kinën për gaz këtë dimër?!
Ekspertët po parashikojnë një dimër të butë të ardhshëm në Europë, por shtetet e BE-së mund të përballen ende me mungesë të gazit të lëngshëm nëse kërkesa e......

Gjendja e demokracisë: Ku renditet Shqipëria mes vendeve europiane?!
Europa ruan statusin e saj si rajoni me performancën më të lartë në botë në performancën demokratike, por janë parë rënie në shumë vende duke përfshirë......

Putin nënshkruan tërheqjen e Rusisë nga traktati që ndalon testet bërthamore!
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të enjten një ligj që revokon ratifikimin nga Rusia të Traktatit të Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBT), në një sfond......

Antibiotikët për fëmijë: Pse janë gjithnjë e më pak efektivë?!
Antibiotikët që përdoren normalisht për trajtimin e infeksioneve tek fëmijët po humbasin efektivitetin e tyre në disa pjesë të botës, për shkak të rritjes së......

Japonia zbulon paketën prej 113 miliardë dollarësh për të zbutur inflacionin!
Kryeministri japonez Fumio Kishida tha të enjten se qeveria do të shpenzojë mbi 17 trilion jen, ose 113 miliardë dollarë, për një paketë masash për të zbutur......

Presidenti serb shpërndan parlamentin dhe shpall zgjedhjet e parakohshme!
Zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi do të mbahen më 17 dhjetor. Për herë të tretë në gati katër vjet, serbët do të shkojnë në qendrat e votimit për të......

Studimi zbulon se 75% e njerëzve nuk konsumojnë dozën e rekomanduar të frutave dhe perimeve në ditë!
Edel Strazimiri / SCAN Studimi, i kryer nga JuicePlus+, i bazuar në të dhënat nga 32,000 të anketuar nga e gjithë bota, thotë se vetëm 25% e të......

Turqia ashpërson ligjin për kriptot - Objektivi, largimi nga “lista gri” e pastrimit të parave
Turqia po përgatit legjislacion të ri që mbulon kripto-asetet për të bindur një mbikëqyrës ndërkombëtar të krimit që ta heqë nga një ‘listë gri’ e vendeve që......