Europa Postuar më 2 Nëntor 2023, 10:32

Turqia ashpërson ligjin për kriptot - Objektivi, largimi nga “lista gri” e pastrimit të parave

Nga SCAN TV
Turqia ashpërson ligjin për kriptot - Objektivi, largimi nga

Turqia po përgatit legjislacion të ri që mbulon kripto-asetet për të bindur një mbikëqyrës ndërkombëtar të krimit që ta heqë nga një ‘listë gri’ e vendeve që kanë ndërmarrë veprime të pamjaftueshme për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Task Forca e Veprimit Financiar - FATF e vendosi Turqinë në të ashtuquajturën “listë gri” në vitin 2021. Ministri i Financave Mehmet Simsek tha se një raport i Task Forcës zbuloi se Turqia ishte plotësisht në përputhje me të gjitha, përveç njërit prej 40 standardeve.

Ai sqaroi se çështja e vetme e mbetur brenda fushës së pajtueshmërisë teknike ka të bëjë me asetet kripto. Simsek shtoi se do të prezantohet një projektligj për kripto-asetet në parlament sa më shpejt të jetë e mundur. Pas kësaj, nuk do të ketë asnjë arsye që Turqia të qëndrojë në atë listë gri, nëse nuk ka paragjykime të tjera politike. Simsek nuk dha detaje të mëtejshme për ndryshimet e planifikuara ligjore.

FATF, i krijuar nga grupi G7 i ekonomive të përparuara për të mbrojtur sistemin financiar global, kishte paralajmëruar Turqinë për mangësitë serioze duke përfshirë nevojën për të përmirësuar masat për ngrirjen e aseteve të lidhura me terrorizmin dhe përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë në 2019-ën.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat