KREDO FINANCE i bashkohet fushatës HUAMARRJE E ZGJUAR, për promovimin e huamarrjes së përgjegjshme!
Kredo Finance, një kompani lider në tregun e mikrofinancës, është krenare të marr pjesë në fushatën Huamarrje e Zgjuar 2023 "Mikrofinanca për Sipërmarrjen Femërore", në nivel lokal. Kjo fushatë, e organizuar nga Microfinance Center (MFC) dhe anëtarët e saj, synon të promovojë praktikat e përgjegjshme të huamarrjes dhe standardet e mbrojtjes së klientëve në industrinë e mikrofinancës.
Edicioni i 9-të i Fushatës Huamarrje e Zgjuar nënvizon rëndësinë e fuqizimit të grave sipërmarrëse dhe nxitjes së një kulture të huadhënies së përgjegjshme. Si pjesë e angazhimit tonë për mirëqenien e klientëve dhe fuqizimin financiar, Kredo Finance është entuziaste që është pjesë e kësaj nisme me ndikim.
Në nivel lokal, organizata jonë do të kontribuojë me promovimin aktiviteteve edukuese të fushatës tek klientët dhe audience jonë, nëpërmjet kanaleve tona të komunikimit, si dhe duke suportuar me materiale edukuese për një huamarrje të përgjegjshme.
Duke marrë pjesë në këtë fushatë, Kredo Finance tregon përkushtimin e saj ndaj kreditimit të përgjegjshëm dhe kujdesit ndaj klientit. Ne besojmë se praktikat e përgjegjshme të huamarrjes jo vetëm mbrojnë konsumatorët, por gjithashtu kontribuojnë në reputacionin e përgjithshëm të industrisë. Si pjesëmarrës, ne jemi të përkushtuar të shfaqim institucionin tonë si një huadhënës i besueshëm dhe etik.
"Ne jemi të emocionuar që jemi pjesë e kësaj fushate që përputhet me vlerat tona thelbësore të promovimit të përfshirjes financiare dhe financave të përgjegjshme," tha Besa Xhumari, Drejtoreshë Komerciale në Kredo Finance. “Ne presim me padurim të japim një kontribut domethënës në sektorin e mikrofinancës dhe fuqizimin e grave sipërmarrëse në komunitetin tonë”.
Katarzyna Pawlak, Drejtoresha Ekzekutive e MFC-së, shprehu entuziazmin e saj, "Ne jemi të kënaqur që Kredo Finance merr pjesë në fushatën Huamarrje e Zgjuar. Angazhimi i tyre për huadhënie të përgjegjshme dhe përfshirje financiare i bën ata një aleat të rëndësishëm në misionin tonë. Në këto kohë sfiduese, bashkëpunimi është thelbësor, dhe së bashku me Kredo Finance ne mund të kemi një ndikim më të rëndësishëm në promovimin e praktikave të përgjegjshme të huamarrjes."
Kredo Finance inkurajon organizatat e tjera që të bashkohen me ne në mbështetjen dhe promovimin e praktikave të përgjegjshme të huamarrjes. Së bashku, ne mund të kapërcejmë hendekun në edukimin financiar dhe të fuqizojmë individët dhe bizneset për të marrë vendime të informuara financiare. Duke punuar sëbashku, ne synojmë të forcojmë themelet e huadhënies dhe huamarrjes së përgjegjshme brenda komunitetit tonë dhe më gjerë. Bashkohuni me ne në këtë përpjekje thelbësore për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt financiarisht për të gjithë.
Rreth Kredo Finance
Kredo Finance sh.p.k është një institucion financiar jo-bankë e liçensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2017. Bazuar në eksperiencën në këtë industri, kompania ofron shërbime të financimit të shpejtë për individë dhe biznese, me procesin më të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
Rreth Microfinance Center (MFC):
Një rrjet i financave sociale që promovon drejtësinë, përfshirjen, barazinë dhe shërbimin e përgjegjshëm. MFC bashkon mbi 120 organizata në 36 vende të Evropës, Azisë Qendrore, të cilët së bashku ofrojnë shërbime të përgjegjshme mikrofinanciare për pothuajse 2,000,000 klientë me të ardhura të ulëta.
SCAN
Sondazh

Sërish rënie të fortë në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm Euro, Dollari, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan blihet sot me 98.9 lekë dhe shitet me 100 lekë duke u d9obësuar ndjeshëm nga dita e ndjeshme. Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha......

Prodhonte dhe përpunonte artikuj bujqësorë të kundërligjshëm – Policia sekuestron 15 mijë etiketa të falsifikuara!
Shërbimet e Policisë, njoftojnë se në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas ushtronte veprimtari të paligjshme në......

Shtrenjtohen kreditë, interesi 0.25 pikë % më i lartë - Rritet norma bazë e interesit, Sejko: Masa, për të kthyer inflacionin në normë
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit në 3.25%, nga 3% që ishte deri më tani. Vendimi u njoftua nga......

Shtrenjtohen kreditë - Rritet norma bazë e interesit, Sejko: Masa, për të kthyer inflacionin në normë!
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit në 3.25%, nga 3% që ishte deri më tani. Vendimi u njoftua nga......

Parqet lundruese të erës vijnë për herë të parë në ujërat greke - Mund të furnizojnë 1.5 milionë shtëpi deri në vitin 2030!
Turbinat mund të furnizojnë 1.5 milionë shtëpi greke deri në vitin 2030, sipas planeve për detet Egje, Jon dhe Mesdhe. Greqia po ecën përpara me planet për të......

Rritje pagash dhe mbështetje për turizmin - Mete prezanton detajet e projektbuxhetit 2024
Fokusi i buxhetit për vitin e ardhshëm do të jetë rritja e pagave në sektorin publik, duke mbështetur reformën e ndërmarrë gjatë këtij vitit, për të mundësuar......

2024, rikonstruktohet Muzeu, Presidenca, Burgu i Spaçit - Zbardhen Investimet e Qeverisë, shpenzime të konsiderueshme edhe për trafikun e sinjalistikën
Nga pajisja e mobilimi i Teatrit të Ri Kombëtar, te rikostruksioni i Muzeut Historik Kombëtar, te rehabilitimi i ambjenteve të burgut famëkeq të Spaçit, te......

Formula e ndarjes së fondeve për bashkitë - 365 milionë dollarë transfertë në 2024, parashikohet edhe rritja e pagave
Bashkitë do të marrin nga buxheti i shtetit gjatë viti 2024 në formën e transfertës së pakushtëzuar afro 360 milionë dollarë, me një shtesë prej 49 milionë......