2024, rikonstruktohet Muzeu, Presidenca, Burgu i Spaçit - Zbardhen Investimet e Qeverisë, shpenzime të konsiderueshme edhe për trafikun e sinjalistikën

Nga pajisja e mobilimi i Teatrit të Ri Kombëtar, te rikostruksioni i Muzeut Historik Kombëtar, te rehabilitimi i ambjenteve të burgut famëkeq të Spaçit, te rikonstruksioni i Presidencës, ujësjellësit, rrugët e reja e deri te faza e dytë e Qendrës së Monitorimit të Trafikut.
Janë një numër i madh projektesh të reja të financuara nga buxheti i shtetit që do të nisin në vitin 2024, prej të cilave Scan Televizion ka zbardhur ato më kryesoret dhe me kostot më të larta për taksapaguesit shqiptarë.
Do të jetë pajisja dhe mobilimi i teatrit të ri Kombëtar një prej projekteve më të kushtueshëm dhe më voluminozë që do të marrë jetë vitin e ardhshëm, me një kosto totale që shkon në 1.3 miliardë lekë, apo afërisht 12 milionë euro. Restaurimi, rikonstruksioni, riformulimi i Linjës Muzeore në Muzeun Historik Kombëtar do të jetë një tjetër projekt voluminoz me kosto afërsisht 6 milionë euro, i pasuar nga Rikonstruksion i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, që do të kushtojë afërisht 2.5 milionë euro.
Risi do të jetë vitin e ardhshëm edhe riksonstruksioni i burgut të Spaçit, për të cilin janë parashikuar të paguhen nga buxheti afërisht 2 milionë euro. Vitin e ardhshëm do të nisë edhe rikonstruksioni i plotë i godinës së Presidencës, projekt që parashikohet t’i kushtojë buxhetit rreth 7 milionë euro.
Gjithësesi, ndër projektet më të kushtueshëm të vitit të ardhshëm do të jetë Faza e Dytë e ndërtimit të Qendrës së Monitorimit të Trafikut, me një kosto prej 3 miliardë lekësh, apo afërisht 28 milionë euro. Sa i përket sigurisë në rrugë janë parashikuar vitin e ardhshëm edhe disa projekte për përmirësimin e sinjalistikës për Rajonin Verior, Rajonin Qendër-Perëndim, Rajonin Jugor dhe Rajonin Qendër-Lindje, secili prej tyre me kosto prej afërisht 1.8 milionë euro. Atyre do u bashkangjitet edhe projekti i eleminimit të pikave te zeza, në rrjetin rrugor kombëtar me një kosto prej afërisht 1 milionë euro.
Disa projekte të furnizimit me ujë të zonave bregdetare do të jenë gjithashtu prioritete për vitin e ardhshëm, siç është ai për zonat e investimit strategjik, Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi, faza e dytë, si dhe rrjeti shpërndarës i furnizimit me ujë dhe kanailzimet në zonat e Fruti-Kulturës, Valiasit dhe Zall Mnerit të Ri. Këto projekte do të kushtojnë afërisht 4 milionë euro secili. Mbrojtja nga përmbytjet do të ketë gjithashtu prioritet në vitin e ardhshëm, me disa projekte në vlerën e rreth 8 milionë eurove.
Në Projektbuxhetin e vitit të ardhëm parashikohen edhe 6 projekte koncesionare, 2 për përmirësim të infrastrukturës arsimore, 3 për ndërtimin, operimin e mirëmbajtjen e disa segmenteve rrugore dhe një për Aereoportin e Sarandës.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Formula e ndarjes së fondeve për bashkitë - 365 milionë dollarë transfertë në 2024, parashikohet edhe rritja e pagave
Bashkitë do të marrin nga buxheti i shtetit gjatë viti 2024 në formën e transfertës së pakushtëzuar afro 360 milionë dollarë, me një shtesë prej 49 milionë......

Synohet lehtësimi i totalit të borxhit të jashtëm - Riblerje brenda këtij viti e një pjese të eurobondeve
Aktualisht Shqipëria numëron katër eurobonde aktivë, të cilët po kthehen në një peshë të rëndë në buxhetin e shtetit. Ministria e Financave pohon se politikat......

Arabia Saudite do të presë Kupën e Botës 2034 pasi Australia vendosi të mos konkurrojë!
Arabia Saudite duket se do të jetë mikpritëse e Kupës së Botës 2034 pasi i vetmi vend tjetër që ka treguar interes për të pritur, Australia mori një vendim në......

Cilat ministri marrin më shumë dhe më pak para’? - Mbrojtja trajtohet me prioritet. Bien fondet për financat, infrastrukturën dhe bujqësinë
Drafti i buxhetit ndan edhe “fatin” e ministrive për vitin e ardhshëm, pasi përcaktohet se sa para do të kenë në dispozicion për të shpenzuar, ku përfshihen ......

Biznesi, pesimist për ecurinë e aktivitetit - Konsumatorët, më optimistët. Por, frenojnë niveli i çmimeve dhe papunësia
Sipërmarrja e sheh me pesimizëm ecurinë e aktivitetit në sektorë të tillë si industria, ndërtimi, tregtia dhe shërbimet. Ndërsa, konsumatorët shprehen më......

Ngec ekonomia e Italisë - Por inflacioni në vend ngadalësohet ndjeshëm
Pavarësisht se ekonomia konsiderohet në ngecje, inflacioni në Itali konsiderohet se është ngadalësuar ndjeshëm. Vendi po has vështirësi në përmbushjen e......

Grekët shpenzojnë 40 miliardë euro më shumë se sa deklarojnë - Guvernatori i Bankës Qendrore: “Ekonomia gri” përbën 20.9% të PBB
Guvernatori i Bankës së Greqisë, Yannis Stournaras, deklaroi se grekët shpenzojnë 40 miliardë euro më shumë sesa deklarojnë si të ardhura. Ky ndryshim pasqyron......

Cila është fjala më e përdorur në botë për vitin 2023 sipas leksikografëve të Collins Dictionary?!
Fjala e Vitit pasqyron preokupimet e kohës... Shkurtesa e inteligjencës artificiale (AI) është emëruar fjala e vitit Collins për vitin 2023. Leksikografët në......