Synohet lehtësimi i totalit të borxhit të jashtëm - Riblerje brenda këtij viti e një pjese të eurobondeve

Aktualisht Shqipëria numëron katër eurobonde aktivë, të cilët po kthehen në një peshë të rëndë në buxhetin e shtetit. Ministria e Financave pohon se politikat e normave të interesit si të Rezervës Federale ashtu edhe të Bankës Qendrore Evropiane mund të sjellin rritjeve të kostovë të shërbimit të borxhit të jashtëm në vijim.
Në këto kushte, Ministria e Financave parashikon që kostot e borxhit jashtëm të shënojnë rritje të mëtejshme krahasuar me vitin 2023, konkretisht nga 3.4% në 4.3%. Për rrjedhojë, shpenzimet për interesa të borxhit, gjatë vitit 2024 janë planifikuar me një rritje prej rreth 9.8 miliardë lekësh.
Shkak për të cilin duket se ajo do të riblejë brenda këtij viti një pjesë të borxhit të emetuar përmes katër eurobondeve. Procedura ishte parashikuar që në mars të këtij viti, bashkë me emetimin e eurobondit prej 600 milionë eurosh të qershorit këtij viti. Bëhet fjalë për realizimin e një blerje (buy back) të një pjese të Eurobondit që maturohet në 2025 (prej 200 milionë Euro apo 21,902 milion Lekë). Një tërheqje e tillë parashikon lehtësimin e totalit të borxhit të emetuar përmes eurobondeve.
Aktualisht në portofolin e borxhit shtetëror numërohen 4 Eurobonde aktivë në vlerën totale prej 255 miliardë lekë (apo 2.4 miLiardë Euro). Shka për të cilin Qeveria jo vetëm parashikon procedura bye back, si këtë vit ashtu edhe në ta ardhshmin, por edhe ndryshim të strategjisë për borxhin e jashtëm.
Huamarrja e huaj parashikohet që gjatë vitit 2024 të realizohet kryesisht nëpërmjet disbursimit të huave që financojnë ecurinë e zbatimit të projekteve prioritare të qeverisë, si dhe disbursimit të mbështetjeve buxhetore procedurat dhe kushtet paraprake të të cilave mund të arrijnë të plotësohen gjatë vitit 2024. Në total huamarrja e huaj gjatë vitit 2024 vlerësohet të jetë rreth 36.6 miliardë lekë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Arabia Saudite do të presë Kupën e Botës 2034 pasi Australia vendosi të mos konkurrojë!
Arabia Saudite duket se do të jetë mikpritëse e Kupës së Botës 2034 pasi i vetmi vend tjetër që ka treguar interes për të pritur, Australia mori një vendim në......

Cilat ministri marrin më shumë dhe më pak para’? - Mbrojtja trajtohet me prioritet. Bien fondet për financat, infrastrukturën dhe bujqësinë
Drafti i buxhetit ndan edhe “fatin” e ministrive për vitin e ardhshëm, pasi përcaktohet se sa para do të kenë në dispozicion për të shpenzuar, ku përfshihen ......

Biznesi, pesimist për ecurinë e aktivitetit - Konsumatorët, më optimistët. Por, frenojnë niveli i çmimeve dhe papunësia
Sipërmarrja e sheh me pesimizëm ecurinë e aktivitetit në sektorë të tillë si industria, ndërtimi, tregtia dhe shërbimet. Ndërsa, konsumatorët shprehen më......

Ngec ekonomia e Italisë - Por inflacioni në vend ngadalësohet ndjeshëm
Pavarësisht se ekonomia konsiderohet në ngecje, inflacioni në Itali konsiderohet se është ngadalësuar ndjeshëm. Vendi po has vështirësi në përmbushjen e......

Grekët shpenzojnë 40 miliardë euro më shumë se sa deklarojnë - Guvernatori i Bankës Qendrore: “Ekonomia gri” përbën 20.9% të PBB
Guvernatori i Bankës së Greqisë, Yannis Stournaras, deklaroi se grekët shpenzojnë 40 miliardë euro më shumë sesa deklarojnë si të ardhura. Ky ndryshim pasqyron......

Cila është fjala më e përdorur në botë për vitin 2023 sipas leksikografëve të Collins Dictionary?!
Fjala e Vitit pasqyron preokupimet e kohës... Shkurtesa e inteligjencës artificiale (AI) është emëruar fjala e vitit Collins për vitin 2023. Leksikografët në......

Rimëkëmbja ekonomike, FMN vlerëson Serbinë: “Duhet të vazhdohet me reformat e energjisë”!
Ekonomia serbe po rimëkëmbet mjaftueshëm mirë nga goditjet energjetike të vitit të kaluar, pavarësisht nga presionet nga një mjedis i pafavorshëm global dhe......

Brukseli hap kutinë e Pandorës me një kërkesë shtesë prej 100 miliardë eurosh!
Brukseli hap kutinë e Pandorës me një kërkesë shtesë prej 100 miliardë eurosh! Buxheti i përbashkët i Bashkimit Europian është për rishikim. Por shtetet......