Cilat ministri marrin më shumë dhe më pak para’? - Mbrojtja trajtohet me prioritet. Bien fondet për financat, infrastrukturën dhe bujqësinë

Drafti i buxhetit ndan edhe “fatin” e ministrive për vitin e ardhshëm, pasi përcaktohet se sa para do të kenë në dispozicion për të shpenzuar, ku përfshihen të gjitha detyrimet, siç janë pagat, investimet, etj. Por si është ndarë “torta” e fondeve për vitin 2024 dhe cilat nga ministritë kanë marrë më shumë dhe më pak para?
Nga analiza e bërë nga SCAN, rezulton se në total Ministria e Shëndetësisë zë peshën më të madhe në buxhet, pasi ka një fond total prej rreth 78 miliardë lekësh. Ndjekur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë e cila mbulon shpenzime të rëndësishme sociale, më pas renditet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 52.7 miliardë lekë, e cila mban peshën e investimeve, ndjekur nga Ministria e Arsimit me 52.2 miliardë lekë dhe e Mbrojtjes me 48.3 miliardë lekë.
Por nëse do të bëjmë krahasimin me buxhetin fillestar të vitit 2023, vihet re se është bërë shkurtime fondesh për disa nga ministritë më të rëndësishme. Kështu, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka humbur 8.7 miliardë lekë në krahasim me këtë vit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka një shkurtim fondesh në masën 0.19 miliardë lekë; Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë i janë shkurtuar fondet buxhetore me 2 miliardë lekë dhe bujqësia do të ketë në dispozicion 0.06 miliardë lekë më pak se buxheti fillestar i 2023.
Nga ana tjetër, vihet re shtesë e konsiderueshme buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes me 8 miliardë lekë dhe për Ministrinë e Arsimit jepen 5 miliardë lekë më shumë, fond me të cilin parashikohet të mbulohet dhe rritja e pagave. Po ashtu, për Ministrinë e Brendshme buxheti i 2024-ës do të rritet me afro 1.79 miliardë lekë, për Ministrinë e Drejtësisë 2.3 miliardë lekë, për Ministrinë e Turizmit, 1.2 miliardë lekë, ndërsa një shtesë të vogël buxhetore është parashikuar edhe për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Kulturës.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Biznesi, pesimist për ecurinë e aktivitetit - Konsumatorët, më optimistët. Por, frenojnë niveli i çmimeve dhe papunësia
Sipërmarrja e sheh me pesimizëm ecurinë e aktivitetit në sektorë të tillë si industria, ndërtimi, tregtia dhe shërbimet. Ndërsa, konsumatorët shprehen më......

Ngec ekonomia e Italisë - Por inflacioni në vend ngadalësohet ndjeshëm
Pavarësisht se ekonomia konsiderohet në ngecje, inflacioni në Itali konsiderohet se është ngadalësuar ndjeshëm. Vendi po has vështirësi në përmbushjen e......

Grekët shpenzojnë 40 miliardë euro më shumë se sa deklarojnë - Guvernatori i Bankës Qendrore: “Ekonomia gri” përbën 20.9% të PBB
Guvernatori i Bankës së Greqisë, Yannis Stournaras, deklaroi se grekët shpenzojnë 40 miliardë euro më shumë sesa deklarojnë si të ardhura. Ky ndryshim pasqyron......

Cila është fjala më e përdorur në botë për vitin 2023 sipas leksikografëve të Collins Dictionary?!
Fjala e Vitit pasqyron preokupimet e kohës... Shkurtesa e inteligjencës artificiale (AI) është emëruar fjala e vitit Collins për vitin 2023. Leksikografët në......

Rimëkëmbja ekonomike, FMN vlerëson Serbinë: “Duhet të vazhdohet me reformat e energjisë”!
Ekonomia serbe po rimëkëmbet mjaftueshëm mirë nga goditjet energjetike të vitit të kaluar, pavarësisht nga presionet nga një mjedis i pafavorshëm global dhe......

Brukseli hap kutinë e Pandorës me një kërkesë shtesë prej 100 miliardë eurosh!
Brukseli hap kutinë e Pandorës me një kërkesë shtesë prej 100 miliardë eurosh! Buxheti i përbashkët i Bashkimit Europian është për rishikim. Por shtetet......

Pushime pa problemin e vizave: Cilat vende mund të vizitojnë europianët më gjatë?
Europianët janë me fat që mbajnë disa nga pasaportat më të fuqishme në botë. Dhjetëra vende nga Brazili në Japoni kanë nënshkruar marrëveshje për heqjen e......

Rikuperojnë ndjeshëm valutat kryesore vetëm monedha europiane nuk luhatet!
Dollari amerikan ka rikuperuar ndjeshëm pikë nga zbritja që pësoi ditën e djeshme duke u blerë sot me 99.4 lekë dhe duke u shitur me 100.3 lekë sipas kursit të......