Europa Postuar më 1 Nëntor 2023, 10:15

Grekët shpenzojnë 40 miliardë euro më shumë se sa deklarojnë - Guvernatori i Bankës Qendrore: “Ekonomia gri” përbën 20.9% të PBB

Nga SCAN TV
Grekët shpenzojnë 40 miliardë euro më shumë se sa

Guvernatori i Bankës së Greqisë, Yannis Stournaras, deklaroi se grekët shpenzojnë 40 miliardë euro më shumë sesa deklarojnë si të ardhura. Ky ndryshim pasqyron madhësinë e “ekonomisë gri”, tha Stournaras, duke shtuar se të dhënat e fundit, nga të ardhurat dhe shpenzimet e vitit 2021 e vendosin atë në 20.9% të PBB-së. Ai theksoi se është gjithashtu një matës i besueshëm i evazionit fiskal, megjithëse evazioni dhe “ekonomia gri” nuk janë e njëjta gjë.

Në periudhën 2015-2021, këto shpenzime të tepërta varionin nga 36 miliardë, në 49 miliardë euro.

Të ardhurat totale të deklaruara për vitin 2021 ishin rreth 84 miliardë euro, nga të cilat 79% vinin nga punëtorët me pagë, përfshirë punonjësit e marinës tregtare. Këto kategori, që nuk mund të fshehin të ardhurat e tyre, të cilat tatohen në burimin e tyre, paguajnë taksa të larta në mënyrë disproporcionale.

Rreth 70% e tatimpaguesve të angazhuar në një formë të aktivitetit tregtar, apo të vetëpunësuar deklarojnë të ardhura vjetore më pak se 10 mijë euro dhe 37% e tatimpaguesve individualë deklarojnë të ardhura deri në 5 mijë euro.

Që të vetëpunësuarit dhe ndërmarrjet shumë të vogla fshehin në mënyrë disproporcionale të ardhurat e tyre nuk është unike për Greqinë, pasi kjo ndodh pothuajse në çdo vend, tha Stournaras.

Sigurisht, shumë të pasurit kanë mënyrat e tyre për të shmangur pagimin e taksave, nëpërmjet kompanive offshore dhe përdorimit të faturave të rreme.

Shmangia e taksave shtrihet në taksat indirekte: në vitin 2020, Greqia ishte e 4-ta ndër anëtarët e BE-së në mospagesat e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar; vonesa midis arkëtimeve të TVSH-së së pritshme dhe atyre aktuale vlerësohet në 19.7% ose rreth 3 miliardë euro. Megjithatë, sipas Stournaras, ka pasur përparim në këtë front si rezultat i presionit për të miratuar metodat e pagesave elektronike.

Stournaras dha gjashtë propozime për atë që mund të bëhet për të luftuar evazionin fiskal. Së pari bëhet fjalë për zgjerimin e transaksioneve elektronike për të mbuluar më shumë aktivitete ekonomike; ofrimi i stimujve për pagesat me karta krediti ose debiti dhe nëpërmjet sistemit bankar; lehtësime tatimore për ata që zbulojnë transaksione të padeklaruara, veçanërisht në sektorë me nivele të larta të evazionit fiskal të provuar; përmirësimi i vazhdueshëm i sistemeve të monitorimit elektronik të transaksioneve të Autoritetit të të Ardhurave Publike; sigurimi i një regjimi tatimor të qëndrueshëm dhe të thjeshtuar; si dhe intensifikimi i përpjekjeve për të krijuar një kulturë të llogaridhënies së të ardhurave.

Dorina Kurtaj /SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......