Prodhonte dhe përpunonte artikuj bujqësorë të kundërligjshëm – Policia sekuestron 15 mijë etiketa të falsifikuara!

Shërbimet e Policisë, njoftojnë se në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas ushtronte veprimtari të paligjshme në subjektin e tij tregtar në qytetin e Pogradecit, kanë organizuar punën me qëllim verifikimin e rastit.
Sipas informacionit gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e shtetasit S. F., ku prodhoheshin dhe përpunoheshin artikuj bujqësorë, të mishit dhe peshkut, u gjet një sasi e konsiderueshme kavanozash qelqi me vëllime të ndryshme të mbushura me produkte ushqimore të konservuara, një pjesë e të cilave ishin pa etiketë, ndërsa pjesa tjetër kishte mbishkrime të kompanisë në pronësi të 65-vjeçarit, e cila aktualisht ndodhet me status të bllokuar nga institucionet përkatëse.
Policia njofton gjithashtu se se gjatë kontrollit u gjetën mbi 15 000 etiketa ngjitëse me logon e subjektit të tij, me emërtime produktesh ushqimore të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
SCAN
Sondazh

Shtrenjtohen kreditë, interesi 0.25 pikë % më i lartë - Rritet norma bazë e interesit, Sejko: Masa, për të kthyer inflacionin në normë
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit në 3.25%, nga 3% që ishte deri më tani. Vendimi u njoftua nga......

Shtrenjtohen kreditë - Rritet norma bazë e interesit, Sejko: Masa, për të kthyer inflacionin në normë!
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit në 3.25%, nga 3% që ishte deri më tani. Vendimi u njoftua nga......

Parqet lundruese të erës vijnë për herë të parë në ujërat greke - Mund të furnizojnë 1.5 milionë shtëpi deri në vitin 2030!
Turbinat mund të furnizojnë 1.5 milionë shtëpi greke deri në vitin 2030, sipas planeve për detet Egje, Jon dhe Mesdhe. Greqia po ecën përpara me planet për të......

Rritje pagash dhe mbështetje për turizmin - Mete prezanton detajet e projektbuxhetit 2024
Fokusi i buxhetit për vitin e ardhshëm do të jetë rritja e pagave në sektorin publik, duke mbështetur reformën e ndërmarrë gjatë këtij vitit, për të mundësuar......

2024, rikonstruktohet Muzeu, Presidenca, Burgu i Spaçit - Zbardhen Investimet e Qeverisë, shpenzime të konsiderueshme edhe për trafikun e sinjalistikën
Nga pajisja e mobilimi i Teatrit të Ri Kombëtar, te rikostruksioni i Muzeut Historik Kombëtar, te rehabilitimi i ambjenteve të burgut famëkeq të Spaçit, te......

Formula e ndarjes së fondeve për bashkitë - 365 milionë dollarë transfertë në 2024, parashikohet edhe rritja e pagave
Bashkitë do të marrin nga buxheti i shtetit gjatë viti 2024 në formën e transfertës së pakushtëzuar afro 360 milionë dollarë, me një shtesë prej 49 milionë......

Synohet lehtësimi i totalit të borxhit të jashtëm - Riblerje brenda këtij viti e një pjese të eurobondeve
Aktualisht Shqipëria numëron katër eurobonde aktivë, të cilët po kthehen në një peshë të rëndë në buxhetin e shtetit. Ministria e Financave pohon se politikat......

Arabia Saudite do të presë Kupën e Botës 2034 pasi Australia vendosi të mos konkurrojë!
Arabia Saudite duket se do të jetë mikpritëse e Kupës së Botës 2034 pasi i vetmi vend tjetër që ka treguar interes për të pritur, Australia mori një vendim në......