Shqipëria Postuar më 2 Nëntor 2023, 09:40

Greqia redukton varësinë nga karburantet fosile - Projekte për fermat e para të erës në det të hapur

Nga SCAN TV
Greqia redukton varësinë nga karburantet fosile - Projekte për

Greqia po shkon drejt ndërtimit të parqeve të saj të para të erës në det të hapur, duke identifikuar zonat për zhvillim privat në një projekt-plan që qeveria aktuale shpreson se do të reduktojë varësinë e vendit nga karburantet fosile.

Vendi, i cili është i rrethuar nga deti dhe ka erëra të forta dhe të qëndrueshme të përshtatshme për prodhimin e energjisë, gjeneroi më shumë se 50% të energjisë së tij nga era, dielli dhe hidrocentralet në tokë vitin e kaluar. Pjesa tjetër e energjisë elektrike të saj prodhohej nga gazi natyror, qymyri dhe nafta që lëshojnë gazra serë.

Greqia synon të ndërtojë kapacitet të instaluar prej të paktën 2 gigavat nga era në det deri në vitin 2030, që përfaqëson një të dhjetën e kapacitetit të saj në tokë.

Projektplani përfshin 25 zona zhvillimi të pranueshme në detet Egje, Jon dhe Mesdhe, të cilat do të bëhen të disponueshme në dy periudha kohore, disa midis 2025-ës dhe deri në 2032-shin, sipas Kompanisë Helenike të Menaxhimit të Hidrokarbureve dhe Burimeve Energjetike - HEREMA, e cila është përgjegjëse për programin.

Zonat mbulojnë një sipërfaqe totale prej 2711 km katrorë, me një kapacitet minimal të vlerësuar prej 12.4 gigavat. Shumica e zonave janë të përshtatshme për teknologjinë lundruese.

Ministri grek i Energjisë dhe Mjedisit Theodore Skylakakis u shpreh se zhvillimi i këtyre projekteve është një prioritet kombëtar jo vetëm sepse do të kontribuojë në mënyrë të vendosur për pavarësinë energjetike të vendit, por edhe sepse mundëson eksportimin e energjisë së gjelbër në të ardhmen.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat