Eurozona është në prag të recesionit - Ekonomia e brishtë përballë rritjes së çmimit të naftës

Me dy luftëra të vazhdueshme në rajonet fqinje në Europë dhe mbi të gjitha në rajonet më kritike të planetit përsa i përket sigurisë energjetike të Kontinentit të Vjetër dhe ndikimit të tyre në ekonominë e tij, Eurozona nis dimrin në prag të recesionit. Shqetësimi i ekonomistëve është i justifikuar dhe vendimi i BQE-së për të “ngrirë” normat e interesit të euros në nivelet ekzistuese nuk është thjesht i pritshëm, por i detyruar.
Dy ekonomitë e saj më të mëdha, Gjermania dhe Franca, tashmë po tregojnë një ulje të aktivitetit ekonomik dhe tkurrje, ndërsa Gjermania, prej kohësh ‘pacienti i madh’ i Europës, po regjistron rënie të prodhimit. Në fillim të muajit tetor, FMN parashikoi një ngadalësim të rritjes në ekonomitë e përparuara dhe ia atribuoi atë pjesërisht një ngadalësimi në Eurozonë, për të cilën tha se nuk tregon qëndrueshmërinë e ekonomisë amerikane ndaj rritjes së normave të interesit.
Shenjat dhe shqetësimi që rezultoi kanë qenë reale që nga muaji i kaluar, kur në mbledhjen e shtatorit BQE-ja vazhdoi me rritjen e dhjetë radhazi të kostove të huamarrjes, duke frymëzuar shumë ekonomistë me sigurinë se një recesion është në pragun e Europës.
Që nga shkurti i vitit 2022, Eurozona ka kaluar një udhëtim të dhimbshëm për të zëvendësuar me çdo kusht gazin natyror rus, është përballur me krizën e pashmangshme të energjisë që goditi industritë gjermane, ka shpenzuar shumë për të siguruar furnizues alternativë të energjisë dhe po hyn në një dimër të vështirë. E nisi tremujorin e fundit të vitit me koston e huamarrjes tani në 4% dhe garancitë e Christine Lagarde se do të qëndrojë në këto nivele të larta për një kohë të gjatë.
Siç ka deklaruar BQE, ka ende shumë për të bërë përpara se inflacioni të bjerë në objektivin prej 2%, megjithëse rritjet e njëpasnjëshme të normave të interesit e kanë parë atë të ngadalësuar në 4.3%.
Lufta e re në Lindjen e Mesme mund të çojë në një rritje të çmimit të naftës në varësi të dimensioneve që do të marrë dhe cilat vende fqinje do të përfshihen. Deri më tani, skenari i naftës shumë të shtrenjtë dhe si pasojë e rritjes së inflacionit nuk duket se po realizohet. Çmimet e ‘arit të zi’ u rritën menjëherë pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit dhe kaluan 90 dollarë për fuçi, por shpejt u kthyen në nivelet e paraluftës.
Shumë ekonomistë, theksojnë me optimizëm dallimet thelbësore midis momentit aktual të kalimit global drejt energjisë së gjelbër dhe rëndësisë së ‘arit të zi’ në luftërat e mëparshme arabo-izraelite. Asgjë dhe askush nuk garanton, megjithatë, se shpërthimi i ri nuk do t'i shtojë shtresa të mëtejshme problemeve energjetike të Europës dhe betejës së saj me inflacionin, dhe nuk do t'i japë një goditje të re ekonomisë së saj të brishtë.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

KREDO FINANCE i bashkohet fushatës HUAMARRJE E ZGJUAR, për promovimin e huamarrjes së përgjegjshme!
Kredo Finance, një kompani lider në tregun e mikrofinancës, është krenare të marr pjesë në fushatën Huamarrje e Zgjuar 2023 "Mikrofinanca për Sipërmarrjen......

Sërish rënie të fortë në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm Euro, Dollari, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan blihet sot me 98.9 lekë dhe shitet me 100 lekë duke u d9obësuar ndjeshëm nga dita e ndjeshme. Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha......

Prodhonte dhe përpunonte artikuj bujqësorë të kundërligjshëm – Policia sekuestron 15 mijë etiketa të falsifikuara!
Shërbimet e Policisë, njoftojnë se në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas ushtronte veprimtari të paligjshme në......

Shtrenjtohen kreditë, interesi 0.25 pikë % më i lartë - Rritet norma bazë e interesit, Sejko: Masa, për të kthyer inflacionin në normë
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit në 3.25%, nga 3% që ishte deri më tani. Vendimi u njoftua nga......

Shtrenjtohen kreditë - Rritet norma bazë e interesit, Sejko: Masa, për të kthyer inflacionin në normë!
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit në 3.25%, nga 3% që ishte deri më tani. Vendimi u njoftua nga......

Parqet lundruese të erës vijnë për herë të parë në ujërat greke - Mund të furnizojnë 1.5 milionë shtëpi deri në vitin 2030!
Turbinat mund të furnizojnë 1.5 milionë shtëpi greke deri në vitin 2030, sipas planeve për detet Egje, Jon dhe Mesdhe. Greqia po ecën përpara me planet për të......

Rritje pagash dhe mbështetje për turizmin - Mete prezanton detajet e projektbuxhetit 2024
Fokusi i buxhetit për vitin e ardhshëm do të jetë rritja e pagave në sektorin publik, duke mbështetur reformën e ndërmarrë gjatë këtij vitit, për të mundësuar......

2024, rikonstruktohet Muzeu, Presidenca, Burgu i Spaçit - Zbardhen Investimet e Qeverisë, shpenzime të konsiderueshme edhe për trafikun e sinjalistikën
Nga pajisja e mobilimi i Teatrit të Ri Kombëtar, te rikostruksioni i Muzeut Historik Kombëtar, te rehabilitimi i ambjenteve të burgut famëkeq të Spaçit, te......