Rritet financimi për koncesionet e rrugëve - Projektbuxheti 2024/Për herë të parë financohet bypassi i Tiranës
Teksa financimi i përgjithshëm për transportin rrugor parashikohet në rënie, buxheti për kontratat koncesionare për ndërtimin e rrugëve do të pësojë rritje gjatë vitit 2024. Sipas draftit të dërguar në kuvend janë 3 kontrata që do të mbështeten, me një vlerë totale prej rreth 5.2 mld lekë, nga rreth 4.4 mld lekë që u shpërndanë gjatë këtij viti.
Paratë do të shkojnë për koncesionin e rrugës së Arbrit, autostradën Milot – Morinë dhe ndërtimin e rrugës Orikum – Dukat. Buxheti për kontratat koncesionare përbën gati 30% të të gjithë fondit total që shkon për transportin rrugor.
Për vitin 2024, buxheti për transportin rrugor do të jetë 17.6 mld lekë apo 1 mld lekë më pak se viti 2023. Projektet prioritare që do të mbështeten vitin e ardhshëm janë kryesisht ato të nisura tashmë, sikurse është Tuneli i Llogarasë, Unaza e Madhe e Tiranës apo zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë, që është pjesë e korridorit VIII.
Sa i takon këtij të fundit një pjesë e financimit do të shkojë edhe për projektimin e disa prej segmenteve, që janë tenderuar apo janë në fazë tenderimi gjatë këtij viti.
Ndërkaq, sa i takon investimeve rrugore me financim të huaj, janë rreth 2.3 mld lekë që do të shkojnë për transportin rrugor. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve do të shkojë për ndërtimin e segmentit rrugor Qukës – Qafë Plloçë.
Ndërkohë që, gjatë vitit 2024 do të financohet edhe ndërtimi i bypass-i i Tiranës, me një vlerë prej 51 mln lekë. Ky segment është pjesë e autostradës Milot – Fier dhe ka një gjatë prej 7 km.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Sa janë financuar fermerët në 5 vitet e fundit? - Pr.buxheti e kthen bujqësinë pas. Shkurtohen fondet për subvencione
Bujqësia është sektori më i rëndësishëm i ekonomisë që kontribuon në nivelin 20 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe mbi 40 për qind në punësim. Por nga ana......

Pse BE-ja mund të konkurrojë me Kinën për gaz këtë dimër?!
Ekspertët po parashikojnë një dimër të butë të ardhshëm në Europë, por shtetet e BE-së mund të përballen ende me mungesë të gazit të lëngshëm nëse kërkesa e......

Gjendja e demokracisë: Ku renditet Shqipëria mes vendeve europiane?!
Europa ruan statusin e saj si rajoni me performancën më të lartë në botë në performancën demokratike, por janë parë rënie në shumë vende duke përfshirë......

Putin nënshkruan tërheqjen e Rusisë nga traktati që ndalon testet bërthamore!
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të enjten një ligj që revokon ratifikimin nga Rusia të Traktatit të Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBT), në një sfond......

Antibiotikët për fëmijë: Pse janë gjithnjë e më pak efektivë?!
Antibiotikët që përdoren normalisht për trajtimin e infeksioneve tek fëmijët po humbasin efektivitetin e tyre në disa pjesë të botës, për shkak të rritjes së......

Japonia zbulon paketën prej 113 miliardë dollarësh për të zbutur inflacionin!
Kryeministri japonez Fumio Kishida tha të enjten se qeveria do të shpenzojë mbi 17 trilion jen, ose 113 miliardë dollarë, për një paketë masash për të zbutur......

Presidenti serb shpërndan parlamentin dhe shpall zgjedhjet e parakohshme!
Zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi do të mbahen më 17 dhjetor. Për herë të tretë në gati katër vjet, serbët do të shkojnë në qendrat e votimit për të......

Studimi zbulon se 75% e njerëzve nuk konsumojnë dozën e rekomanduar të frutave dhe perimeve në ditë!
Edel Strazimiri / SCAN Studimi, i kryer nga JuicePlus+, i bazuar në të dhënat nga 32,000 të anketuar nga e gjithë bota, thotë se vetëm 25% e të......