Shqipëria Postuar më 2 Nëntor 2023, 14:01

“Fermerët kërkojnë 100 milionë euro mbështetje” - Vuksani: Të trefishohen fondet dhe të rishikohen skemat

Nga SCAN TV
“Fermerët kërkojnë 100 milionë euro

Skema Kombëtare e subvencioneve në bujqësi ka nevojë për trefshin e fondeve të akorduara gjatë këtij viti.

Në një intervistë për SCAN, profesori dhe eksperti i bujqësisë Gjok Vuksani, thekson se financimi që jepet për sektorin është i pa mjaftueshëm dhe duhen të paktën 100 milionë euro për të bërë diferencën.

Nga ana tjetër, ai sugjeron ndryshim të skemës së mbështetjes për blegtorinë, e cila sipas tij, ka sjellë reduktim të numrit të krerëve.

Rritja e financimeve në bujqësi kërkohet nga grupet e interesit dhe deputetë çdo fundvit kur diskutohet projektbuxheti i shtetit, megjithatë sërish fondet kanë mbetur të kufizuara.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat