Europa Postuar më 3 Nëntor 2023, 10:22

Ballkani Perëndimor dhe sistemi gjerman i azilit!

Nga SCAN TV
Ballkani Perëndimor dhe sistemi gjerman i azilit!

Pak ditë para takimit të krizës mes kryeministrave të landeve dhe kancelarit Olaf Scholz për temën e refugjatëve dhe azilkërkuesve, që ka për qëllim parandalimin e ardhjes së emigrantëve që nuk kanë  të drejtë azili, si dhe dëbimin e atyre që janë refuzuar, mediat gjermane raportojnë për historitë e kërkesave të përsëritura për azil nga qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Gazeta Berlinit Tagesspiegel dhe disa media të tjera gjermane, përfshirë Süddeutsche Zeitung dhe Bild, shkruajnë se ende ka një numër të madh të qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pra nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia që kërkojnë azil në mënyrë të përsëritur, megjithëse është pothuajse e pamundur që këto kërkesa të zgjidhen pozitivisht.

Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) flet për 13.000 aplikime të përsëritura vetëm këtë vit. Shumica më e madhe e aplikantëve vijnë nga vendet e përmendura të Ballkanit Perëndimor, edhe pse këto vende janë shpallur si vende të sigurta të origjinës, nga mesi i dekadës së fundit. E kjo e bën pothuajse të pamundur që një person nga këto vende të marrë përgjigje pozitive të kërkesave për azil. Përqindja e kërkesave për azil të zgjidhura pozitivisht për shtetasit e këtyre vendeve është nën një %.

Aktualisht po diskutohet nëse refugjatët  dhe azilkërkuesve duhet të marrin ndihma sociale, e kjo ndihmë për familjet me disa fëmijë mund shkojë në mbi dy mijë euro në muaj (në para të gatshme), ose ata marrin edhe kupona për ushqim dhe nevoja të tjera. Heqja e këtyre ndihmave, siç besojnë gjithnjë e më shumë politikanë do të zvogëlonte atraktivitetin e Gjermanisë për azilkërkuesit.

Një problem tjetër është edhe fakti se këto kërkesa të përsëritura i ngarkojnë shërbimet për përpunimin e kërkesave, të cilat tashmë janë në kufi të kapacitetit të tyre për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve nga vende të tjera si Ukraina, Turqia, Siria dhe Afganistani. DW

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat