Bota Postuar më 3 Nëntor 2023, 10:32

Shtresa e mesme e popullsisë në SHBA po rritet - 16 milionë familje zotërojnë një vlerë neto prej mbi 1 milion dollarë

Nga SCAN TV
Shtresa e mesme e popullsisë në SHBA po rritet - 16 milionë

Klasa e mesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po regjistron një rritje të vazhdueshme. ‘Minimilionerët’ në anën tjetër të Atlantikut janë qytetarët që fitojnë 150 mijë deri në 250 mijë dollarë në vit, kanë diploma universiteti, llogari individuale pensioni dhe duke blerë shtëpi, kryesisht janë pasuruar ngadalë por me siguri.

Pasuria neto e familjes mesatare amerikane ka tejkaluar për herë të parë shifrën 1 milion dollarë, sipas Rezervës Federale, duke shënuar një rritje prej 42% nga 749 mijë dollarë në 2019 -ën. Të dhënat e FED tregojnë se pasuria mesatare reale u rrit 23% në krahasim me tre vitet e mëparshme, dhe se të ashtuquajturit ‘mini-milionerë’ të Amerikës janë anëtarë të një shtrese të mesme të lartë në rritje - pronarë shtëpish, kryesisht të arsimuar në universitet - të cilët bënë zgjedhjet e duhura, duke rritur pasurinë e tyre.

Bazuar në klimën aktuale ekonomike, ka shumë që nuk janë të bindur se pasuria po rritet, duke përmendur inflacionin, stimujt financiarë të epokës së pandemisë dhe shifrat që anojnë nga rritja e pasurisë së 1% më të pasurve. Por do të ishte gabim të konkludohej se fitimet janë thjesht një fenomen i një pakice të privilegjuar. Kjo sepse, së pari, pasuria totale neto private minus borxhin – edhe pas inflacionit – u rrit me 23%, sipas sondazhit të FED.

Së dyti, ndërsa niveli i pasurisë ishte shumë nën mesataren, ai në fakt u rrit mbi mesataren midis 2019-ës dhe 2022-shit - me 37%, i përshtatur për inflacionin - në 193 mijë dollarë, duke treguar se pabarazia e pasurisë në fakt u ul. E treta – dhe ndoshta më e rëndësishmja – ka shumë milionerë të vërtetë. Rreth 16 milionë familje amerikane – pak më shumë se 12% – kanë pasuri që tejkalon 1 milion dollarë, nga 9.8 milion familje në 2019-ën, ndërsa gati 8 milion familje  janë multimilionerë, pra pasuria e tyre i kalon 2 milionë dollarë.

Pra, kush janë këta "minimilionerë" në anën tjetër të Atlantikut? Ata janë qytetarët që fitojnë nga 150 mijë deri në 250 mijë dollarë në vit dhe zakonisht nuk konsiderohen të pasur, por i përkasin klasës së mesme të lartë.

Më shumë se 90% e këtyre familjeve deklarojnë se kanë aksione dhe 87% kanë blerë shtëpinë e tyre. Ata përfituan shumë nga normat e ulëta të interesit, duke ulur pagesat e tyre të borxhit si përqindje e të ardhurave të tyre nga 19% në 2007 në 12.9% në 2022-shin.

Rritja e milionerëve, mund të mos jetë e përkohshme. Ka shumë që presin që një ditë të bëhen të pasur – dhe shumë, në fakt, do të jenë. Pavarësisht pamjes së përgjithshme, ekziston një shkallë e lartë e varfërisë në SHBA. Shumë familje kanë pak ose aspak pasuri dhe perspektiva të kufizuara për të blerë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat