Shqipëria Postuar më 3 Nëntor 2023, 12:05

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Theksi te klima e biznesit - Jaco: Duhen më shumë investime të huaja. Mete: Shqipëria në moment të mirë ekonomik

Nga SCAN TV
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Theksi te klima e biznesit - Jaco: Duhen

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka zhvilluar mbledhjen e përgjithshme të asamblesë. Kreu i saj në largim, Enio Jaco tha se investimet amerikanë në Shqipëri janë në rritje, por se flukset duhet të ishin shumë më të larta. Në fjalën përshëndetëse, Ministri i Financave Ervin Mete tha se Shqipëria është në një moment pozitiv ekonomik i cili do të përkthehet në klimë më favorizuese për biznesin e për investimet e huaja

Klima e Biznesit ka qenë kryefjala e mbledhjes së përgjithëshme të Asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë këtë të enjte. Enio Jaco, i cili mbajti edhe fjalën e fundit si Kryetar i kësaj Dhomë tha se investimet amerikanë në Shqipëri janë në rritje, por se flukset duhet të ishin shumë më të larta.

Në fjalën përshëndetëse, Ministri i Financave Ervin Mete tha se Shqipëria është në një moment pozitiv ekonomik i cili do të përkthehet në klimë më favorizuese për biznesin e për investimet e huaja.

I ngarkuari me punë i Ambasadës Amerikane David Ëisner, foli për rëndësinë e reformës në drejtësi dhe nxitjen e luftës kundër korrupsionit.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat