I burgosuri shqiptar, “më i shtrenjti” në rajon - Kushton 9.4 mijë euro në vit, 135 mijë euro përgjatë të gjithë dënimit
‘Scan Intel’ i është rikthyer edhe njëherë të dhënave të Këshillit të Europës, në puplikimin mbi statistikat penale në 49 vende për të parë se si ka ndryshuar të dhënat, krahasuar me publikimet e mëparshme dhe sa na kushton një i burgosur me të dhënat e reja referuar vitit 2021. Ky publikim jep të dhëna mjaft interesante mbi karakteristikat e popullsisë nëpër burgje ku mes vendeve të Europës gjenden të dhëna edhe për Shqipërinë.
Sipas të dhënve për Shqipërinë, shpenzimet e administratës së burgjeve për vitin 2021, llogariten në 47.3 mln euro në vit, ndërkohë shifrat tregojnë se numri i të burgosurve deri me 31 janar të vitit 2022 regjistrohet në 5,037 të burgosur. Nga përllogaritjet del se kosoja mesatare vjetore për një të burgosur në vendin tonë arrin në vlerën e 9.4 mijë eurove. Po nëse do ta analizonim këtë shifër duke marrë parasysh kohëzgjatjen mesatare të dënimit, sa mund të arrijë kosto?
Nisur nga të dhënat e raportit, kohëzgjatja mesatare e dënimit për vendit tonë është 14.4 vite. Krahasuar me një vit më parë duket se kjo kohë ka rënë me një vit. Rezulton se për 14,4 vite, vlera e kostos së një burgosuri fiksohet në 135 mijë euro, po t’i llogarisnim shpenzimet si të qëndrueshme nga viti në vit. Nga një panoramë e përgjithshme vihet re një rënie e kostove, krahasuar me vitin 2021, kjo për shkak se ka rënë kokëzgjatja e dënimit.
Por si paraqiten këto kosto në vendet e rajonit? Sipas shifrave në Serbi shpenzimet totale të administratës së burgjeve llogariten në Є123 mln dhe numri i të burgosurve në 10,557, ndërkohë kohëzgjatja mesatare e dënimit llogaritet në 6.3 vite. Pra nga përllogaritjet në Serbi një i burgosur kushton Є73.5 mijë.
Në të njejtën mënyrë llogarisim të dhënat për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Nga shifrat dalim në përfundimin se në Maqedoninë e Veriut një i burgosur kushton Є98.5 mijë, ndërsa në Malin e Zi kushton Є84.1 mijë. Pa patur shifrat për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën, që nuk janë pjesë e kësaj renditje, përfundimi flet për kostot më larta në Shqipëri dhe më një diferencë të ndjeshme nga rajoni.
Referuar të dhënave të raportit nga 5,037 të burgosur, 1.2% e tyre janë femra dhe 98.8% janë meshkuj, ndërkohë që mosha mesatare është 35 vjeç. Sa i përket kohëzgjatjes së dënimit, Shqipëria e ka këtë tregues tre vite më të lartë se mesatarja e vendeve të Europës.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

'Mbreti' i kriptos FTX, shpallet fajtor për 'një nga mashtrimet më të mëdha financiare në historinë amerikane'!
‘Mbreti’ i rënë i kriptove, Sam Bankman-Fried, i cili themeloi një nga shkëmbimet më të mëdha të kriptove, është shpallur fajtor për të shtatë akuzat penale......

Pse Austria po shqyrton një kontratë të re për gazin rus?!
Është e pasigurt nëse Austria do të jetë në gjendje të përdorë vetë gazsjellësin ukrainas nga viti 2025. Bashkimi Europian e ka kritikuar vazhdimisht......

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Bashkimi Europian mbetet 'i cenueshëm' nëse nuk zgjerohet!
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se Bashkimi Europian duhet të zgjerohet për të shmangur që të gjithë në kontinentin evuopian të......

Pensioni minimal në Malin e Zi do të jetë 450 euro - Nga 1 janari, rritje prej 150 euro nga mesatarja aktuale
Kryeministri i sapozgjedhur i qeverisë së 44-të të Malit të Zi, Milojko Spajiç, premtoi se nga 1 janari pensioni minimal do të jetë 450 euro, që është më shumë......

Shtresa e mesme e popullsisë në SHBA po rritet - 16 milionë familje zotërojnë një vlerë neto prej mbi 1 milion dollarë
Klasa e mesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po regjistron një rritje të vazhdueshme. ‘Minimilionerët’ në anën tjetër të Atlantikut janë qytetarët që......

Republika Çeke nuk e do euron - Por, 50% e kredive të biznesit nga bankat vendase janë në monedhën europiane
Qeveria nuk ka plan për të adoptuar euron, qytetarët nuk e duan dhe banka qendrore kërkon të mbajë kontrollin e normave të interesit. Pothuajse dy dekada pas......

Konfliktet gjeopolitike fuqizojnë tregtinë detare - Ndryshime të mëdha në tregtinë globale të naftës
Anijet e mëdha tregtare që drejtojnë sot tregtinë globale të naftës ishin një produkt i shkencës së ndërtimit të anijeve dhe nevojës për zhvillimin e......

Ballkani Perëndimor dhe sistemi gjerman i azilit!
Pak ditë para takimit të krizës mes kryeministrave të landeve dhe kancelarit Olaf Scholz për temën e refugjatëve dhe azilkërkuesve, që ka për qëllim......