Shqipëria Postuar më 3 Nëntor 2023, 12:01

Cilat janë projektet e reja për parandalimin e përmbytjeve? - 16 financime, në vazhdim. Ndërhyrje në argjinaturat e lumenjve

Nga SCAN TV

Ministria e Bujqësisë parashikon që përveç projekteve aktuale në funksion të parandalimit të përmbytjeve në vend, gjatë vitit 2024 të nisë edhe disa ndërhyje të tjera. Pothuajse çdo vit në sezonin vjeshtë-dimër vendi ynë përjeton përmbytje të shumta në zona të ndryshme, të cilat kanë pasoja në shkatërrimin e kulturave bujqësore, të tokave, bagëtive, bizneseve etj.

Për këtë arsye në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar fonde të reja për këtë qëllim. Por ku do të ndërhyhet më konkretisht?

Një ndër projektet është mbrojtja nga gërryerjet e lumit Erzen në fshatin Pinet, i cili pritet te mbyllet brenda 2024-ës dhe kap një vlerë totale prej 22.5 milionë lekë. vitin e kaluar nga dalja nga shtrati e këtij lumi u përmbytën 300 hektarë tokë.  Ndërhyrja tjetër është  parashikon mbrojtje nga Lumi Kir, ura e Bardhajve me një kosto prej 12 milionë lekësh.

Është parashikuar gjithashtu rehabilitimi i argjinaturës së lumit Buna,  Darrgjat Shkodër,  ndërhyrje që kap një kosto prej 48.5 milionë lekësh. Ndërhyje do të ketë edhe për rehabilitimin e lumit të Borshit, me një vlerë prej 200 milionë lekësh, projekt i cili do të shtrihet edhe në vitin 2025.

Ndërsa për objekte të mbrojtjes nga përmbytjet përgjatë vitit 2024 është parashikuar një investim prej 238  milionë lekësh.  Aktualisht janë 16 projekte të tjera në vazhdim, të cilat kërkojnë financim edhe përgjatë vitit 2024.

I gjithë zëri për infrastrukturën e mbrojtës nga përmbytjet që administrohet nga Ministria e Bujqësisë, arrin një kosto totale i financuar  nga buxheti i shtetit prej  793 milionë lekësh vitin e ardhshëm. Sa i takon projekteve ekzistuese, është në vazhdim mbrojtja nga lumi Drin në Juban, mbrojtja nga lumi i Vermoshit, mbrojte nga lumi Drinos,  argjinaturat e lumit Shkumbin, mbrojtje nga gërryerjet në Devoll, etj.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat