Etapat që do të kalojë pr/buxheti 2024 në Kuvend - Të hënën nis diskutimi në Komisione, miratohet në seancë më 7 Dhjetor
Projektbuxheti i shtetit për vitin 2024 dhe paketa fiskale janë depozituar për diskutime në komisione parlamentare, ndërkohë që u prezantua në dy ditë më parë nga Ministri i Financave Ervin Mete në Konferencën e Kryetarëve dhe në Komisionin e Ekonomisë, i cili ka theksuar se drafti orientohet drejt mirëqenies dhe ka në fokus rritjen e pagave në sektorin publik, investimet publike si dhe mbrojtjen sociale.
Por cilat janë etapat që do të ndjekë drafti deri në miratimin e tij për ti hapur rrugë edhe hyrjes në fuqi? Referuar kalendarit të Kuvendit për shqyrtimin e projektligjit për “Buxhetin 2024”, të miratuar në Konferencën e Kryetarëve, nga dita e Hënë dhe deri më 17 Nëntor parashikohet që shqyrtimi në parim i paketës fiskale dhe i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” në komisionet e përhershme. Komisionet për dhënie mendimi duhet të dorëzojnë në Komisionin për Ekonominë dhe Financat raportet për shqyrtimin në parim të paketës fiskale dhe projektbuxhetit për vitin 2024 brenda datës 15 nëntor 2023.
Më datën 20 dhe 21 Nëntor 2023 është programuar shqyrtimi në parim në seancë plenare i paketës fiskale dhe i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024”.
Nga data 22 nëntor deri më 30 nëntor do të bëhet shqyrtimi nen për nen i paketës fiskale dhe i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” në komisionet e përhershme., ku do të ketë dëgjesa edhe me grupet e interesit. Komisionet për dhënie mendimi dorëzojnë në Komisionin për Ekonominë dhe Financat raportet për draftet brenda datës 27 nëntor 2023.
Ndërsa më 7 dhjetor programohet të jetë shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi në seancë plenare i paketës fiskale dhe projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” dhe më tej miratimi i tyre. Të ardhurat në projektbuxhet për vitin 2024 parashikohen në 674.7 miliardë lekë, shpenzimet në nivelin 735.9 miliardë lekë dhe deficiti buxhetor 55.3 miliardë lekë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Masa ndaj parregullsive të Autoshkollave, Elbasan – DPSHTRR ndëshkon 7 të tilla me pezullim aktiviteti!
DPSHTRR ka bërë me dije se janë ndërmarrë masa ndaj parregullsive të Autoshkollave për Qarkun Elbasan, ku operojnë 34 subjekte (me 120 mjete autoshkollë), nga......

Konsumi ‘për t’u dukur’: Pse bota e ushqimit dhe modës po 'përplasen'?!
Ushqimi dhe moda duken një çift i vështirë. Ndërsa inkurajon konsumin e konsumatorit të mallrave luksoze, moda e lartë ka lavdëruar prej kohësh dobësinë, me të......

Fondi për digat e rrezikuara - Buxheti 2024 do të mbështesë 9 projekte. Duhet të aplikojnë bashkitë
Bashkitë do kenë mundësi të përfitojnë nga “Fondi për Digat” gjatë vitit që vjen për të rehabilituar digat e rezervuarëve, ndërkohë që sipas buxhetit të......

Mbështetja për arsimin bujqësor, nxitje për zhvillimin e sektorit - Balluku: Financimet buxhetore kanë në fokusin e tyre edhe burimet njerëzore
Mbështetja financiare për arsimin bujqësor është rruga më e mirë për të nxitur të gjithë zhvillimin e sektorit. Shkolla bujqësore e Cërrikut është vetëm......

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Theksi te klima e biznesit - Jaco: Duhen më shumë investime të huaja. Mete: Shqipëria në moment të mirë ekonomik
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka zhvilluar mbledhjen e përgjithshme të asamblesë. Kreu i saj në largim, Enio Jaco tha se investimet amerikanë në Shqipëri janë në......

Cilat janë projektet e reja për parandalimin e përmbytjeve? - 16 financime, në vazhdim. Ndërhyrje në argjinaturat e lumenjve
Ministria e Bujqësisë parashikon që përveç projekteve aktuale në funksion të parandalimit të përmbytjeve në vend, gjatë vitit 2024 të nisë edhe disa ndërhyje......

I burgosuri shqiptar, “më i shtrenjti” në rajon - Kushton 9.4 mijë euro në vit, 135 mijë euro përgjatë të gjithë dënimit
‘Scan Intel’ i është rikthyer edhe njëherë të dhënave të Këshillit të Europës, në puplikimin mbi statistikat penale në 49 vende për të parë se si ka ndryshuar......

'Mbreti' i kriptos FTX, shpallet fajtor për 'një nga mashtrimet më të mëdha financiare në historinë amerikane'!
‘Mbreti’ i rënë i kriptove, Sam Bankman-Fried, i cili themeloi një nga shkëmbimet më të mëdha të kriptove, është shpallur fajtor për të shtatë akuzat penale......