Shqipëria Postuar më 3 Nëntor 2023, 13:08

Masa ndaj parregullsive të Autoshkollave, Elbasan – DPSHTRR ndëshkon 7 të tilla me pezullim aktiviteti!

Nga SCAN TV

DPSHTRR ka bërë me dije se janë ndërmarrë masa ndaj parregullsive të Autoshkollave për Qarkun Elbasan, ku operojnë 34 subjekte (me 120 mjete autoshkollë), nga të cilat 27 subjekte pas kontrollit plotësuan në afat mangësitë, ndërsa për të tjerat u morën masa administrative! Sipas njoftimit 7 Autoshkolla u ndëshkuan me pezullim aktiviteti, nga 1 deri 3 muaj.

Sipas informacionit mangësitë kryesore të hasura kanë qenë si më poshtë:

  • Orare të paafishuara;
  • Rregullore të papërditësuara;
  • Tabela keqinformuese! Reklamim për kategori Leje Drejtimi që nuk është e licensuar;
  • Regjistrat teori/praktikë të paazhurnuara;
  • Amza e paprotokolluar pranë DRSHTRR-ve;
  • Klasa të papajisura sipas kritereve;
  • Tabelat e mjetit autoshkollë jashtë standardi;
  • Ambienti jo i rregullt/jofunksional;
  • Autorizime mjeti/instruktorësh të skaduara;
  • Parregullsi teknike në mjete.

DPSHTRR, në vijim të angazhimit për mbrojtjen dhe standardizimin e tregut të Autoshkollave, garanton se asnjë subjekt nuk do të lejohet të operojë në kundërshtim me ligjin dhe gjithashtu njofton se po vijon kryqëzimi i të dhënave me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve mbi listat e çdo punonjësi për verifikim sigurimesh shoqërore, dhe numrin e regjistrimeve për kontroll konkurrence abuzive e anti-evazion.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat