Halloween, një festë konsumi: 192 milionë euro për një ditë të vetme, italianët sfidojnë inflacionin!

Festa e Halloween i ka rezistuar krizës së shkaktuar nga faturat e shtrenjta dhe inflacioni, por kthimi në nivelet e para krizës është ende larg: për natën e shtrigave në 2022, italianët kanë shpenzuar rreth 192 milionë euro, gati 8% më shumë se në 2021, por ende 60 milionë më pak se në vitin 2019, viti i fundit para pandemisë.
Kjo është ajo që del nga sondazhi i zakonshëm i kryer nga Confesercenti dhe Swg për konsumatorët, në funksion të Halloween në Itali.
Festa, jashtëzakonisht e popullarizuar në Kanada dhe SHBA, është vendosur prej kohësh edhe në Europë, megjithëse rritja e saj është ndalur disi me ardhjen e pandemisë, kujton Confesercenti, duke vërejtur se viti 2022 shënon një rikuperim të shpenzimeve krahasuar me vitin e kaluar por përqindja e italianëve pjesëmarrës mbetet e qëndrueshme në 16%.
Janë kryesisht të rinjtë midis 18 dhe 34 vjeç ata që festojnë dhe në grupmoshën 35-54 vjeç (22%), edhe nëse përqindja maksimale e pjesëmarrjes gjendet tek njerëzit me fëmijë të vegjël ( 28%). Më të bindurit për natën e shtrigave janë banorët e Jugut dhe Ishujve (20%), ndërsa më pak të interesuarit janë në Italinë Qendrore (8%). Buxheti i shpenzimeve për Halloween është rritur pak në krahasim me vitin 2021, duke shkuar nga 23 në 25 euro mesatarisht për person, me shpenzimet më të larta të pritshme në jug (26 euro) dhe, mbi të gjitha, tek njerëzit me fëmijë të vegjël që kanë shpenzuar rreth 30 euro.
Halloween, në Itali, është një festë kryesisht vendase, kujton Confesercenti: 64% e kalojnë atë në shtëpi ose me miqtë, edhe nëse përqindja e njerëzve që do të festojnë në një vend (restorant, pub, disko apo lloj tjetër) rritet në 22 %), veçanërisht tek të rinjtë (24%). Nga ana tjetër, 14% e festuesve do të shkojnë me familjen dhe fëmijët e tyre në ambiente të jashtme (këndësh lojërash, evente, shëtitje).
Blerja e ëmbëlsirave respektohet nga 27% e atyre që festojnë dhe ëmbëlsirat, snacks dhe pasta do të blihen veçanërisht, kryesisht në supermarket, megjithëse pesha e atyre që i blejnë bie nga 68% vitin e kaluar në 64%. Nga ana tjetër, përqindja e atyre që preferojnë dyqanin e lagjes (nga 23 në 24%) dhe online (nga 14 në 18%) është në rritje.
Por blerja e ëmbëlsirave nuk është e vetmja traditë e ndjekur. Në fakt, janë edhe 24% e italianëve që për natën e shtrigave do të dekorojnë shtëpinë edhe me kunguj të gdhendur dhe zbukurime me temë, një përqindje që shkon në 30% mes familjeve me fëmijë. Prej tyre, mbi një në tre (36%) do të kenë gjithashtu vajza dhe djem të maskuar, dhe 27% do t'i çojnë ata gjithashtu për të kërkuar ‘ëmbëlsira apo rreng‘, për rreth 3 milionë fëmijë që do të shkojnë për të trokitur nëpër dyer për ëmbëlsira. Ka edhe disa të rritur - veçanërisht në grupin nën 35 vjeç - të gatshëm të vishen për këtë rast, thotë sondazhi: ata janë 12%, plus 20% të tjerë, të cilët, megjithëse nuk maskohen, do të adoptojnë disa aksesorë për temën.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Fed pritet të rrisë përsëri normat me 75 pikë bazë dhe më pas 'të shtrojë terrenin për një zbritje'!
Rezerva Federale pritet gjerësisht të rrisë normën e saj bazë të interesit me tre të katërtat e një pikë përqindjeje për takimin e katërt radhazi të mërkurën......

Bujqësia greke në krizë - Ndryshimi i klimës rrezikon ullinjtë dhe thatësirë masive në të tërë vendin!
Vapë ekstreme, periudha të thata, shtrëngata dhe stuhi: Vitet e fundit i kanë dhënë konceptit abstrakt të ndryshimit të klimës një fytyrë, e cila në rajone të......

‘Kërcen’ Paundi britanik ndërsa Dollari amerikan humbet pikë!
Paundi britanik ka rikuperuar sërish pikë këtë të martë duke e nisur këtë muaj pozitivisht teksa blihet sot me 135.8 lekë dhe shitet me 137.2 lekë krahasuar me......

Nafta rikuperon pjesërisht humbjet - Ndikon dobësimi i dollarit amerikan. OPEC parashikon rritje të kërkesës
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të një dite më parë. Dobësimi i dollarit amerikan ka zbehur......

Dollari kthen një pjesë të fitimeve - Investitorët presin takimin e FED, norma bazë do të rritet me 75 pikë bazë
Dollari amerikan është tërhequr lehtë në sesionin e sotëm, në raport me monedhat kryesore ndërkombëtare, pasi investitorët po presin përfundimin e takimit të......

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Inflacioni në Eurozonë nivel rekord prej 10.7%, PBB zgjerohet me vetëm 0.2%
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët do të jenë të fokusuar te takimi i Rezervës Federale, që fillon sot. Banka......

Historia e punësimit të Robert Kupit, 24-vjeçarit me sindromën Down - Iniciativë e Fashion Group Albania në mbështetje të këtij komuniteti
Në kuadër të muajit Tetor, muajit të ndërgjegjësimit ndaj sindromës Down do të sjellim historinë e veçantë të një djali 24 vjeçar, Robert Kupit. Prej disa......

Energji më të lirë për kompani të caktuara - Bizneset në Maqedoninë e Veriut: që prodhojnë vaj, qumësht e bukë do paguajnë dy herë më pak
Qeveria në Maqedoninë e Veriut deklaroi se do të mbështesë prodhuesit e vajit, prodhimeve të furrës, drithërave, si dhe përpunuesit e qumështit, por pritet që......